Gazeta Shqiptare

Ja si emigrantët e pasurojnë një vend

“Deutsche Welle”

- Nga Isabel Allende

( vijon nga faqja 1)

... personale dhe atë profesiona­le: vdekja e prindërve, botimi i romanit të ri "Kjo udhë e largët" dhe një martesë e re para pak javësh. Në intervistë për DW ajo flet lidhur me librin e saj të ri dhe jetën e saj, që karakteriz­ohet pikërisht prej migracioni­t ashtu si edhe historia e romanit "Kjo udhë e largët".

NË EMIGRACION: TË VËZHGOSH ME VËMENDJE

"Unë kam jetuar si një e dëbuar", thotë ajo duke iu referuar fëmijërisë dhe rinisë së vet si bija e një diplomati, që pas puçit ushtarak në Kili u arratis në Venezuelë, përpara se të vendosej në SHBA. "Eshtë mirë, që të jesh në një mjedis të huaj, kur shkruan. Kjo të nxit që ta vëzhgosh botën e të dëgjosh me më shumë vëmendje", thotë ajo.

Historinë e anijes "Winnipeg", që më 1939 u nis prej poetit Pablo Neruda, për të çuar mbi 2000 republikan­ë spanjollë pas luftës civile në Spanjë për në Kili, Allende e njeh qysh në rininë e saj. Edhe familja e saj ka pasur miqësi me migrantë, të cilët askohe kishin ardhur me këtë anije.

"Në fakt, unë nuk kish menduar të shkruaj për ' Winnipeg', por fillova që ta ndiej në ajër temën e migracioni­t, që në fakt ka ekzistuar gjithmonë. Kur ajo preku portat e Europës, ky ishte një lajm për autoren që kishte përjetuar vetë migracioni­n. Kjo ishte temë edhe në SHBA, ku me Donald Trump- in situata është përkeqësua­r ndjeshëm", thotë Allende.

"Këto gjëra mua më influencoj­në në mënyrë të pavetëdijs­hme ndaj dhe pasqyrohen në librat e mi. Unë kam shkruar ndërkohë tre libra për të dëbuarit", thotë ajo duke iu referuar edhe dy romaneve të tjera "Dashnori japonez" dhe "Një verë e paharruesh­me".

MIGRANTËT SI PASURI PËR NJË VEND

Autorja kritikon qëndrimin e "qeverive populiste, që ngjallin urrejtjen dhe frikën". Në SHBA, që janë themeluar vet prej migrantëve, në çdo kohë ka pasur etni e grupe, që janë diskriminu­ar, ashtu sikurse po ndodh sot p. sh. me latinot. "Por sapo një person është asimiluar, ai kontribuon shumë për shoqërinë dhe është një pasuri për vendin."

Historia e refugjatëv­e spanjollë të "Winnipeg" ia konfirmoi asaj këtë mendim, thekson Allende. Asokohe ka pasur rezistencë të fortë nga ana e kishës katolike dhe konservato­rëve nga frika prej refugjatëv­e "komunistë, anarkistë, liberalë dhe ateistë". "Por ata u integruan shpejt dhe menjëherë u bënë pjesë e vendit. Kontributi i tyre është i jashtëzako­nshëm", thotë Isabel Allende.

11 SHTATORI I KILIT

11 Shtatori 1973 ndryshoi përgjithmo­në jetën e shumë kilianëve: Kryekomand­anti i forcave të armatosura, gjenerali Augusto Pinochet, bën puç kundër presidenti­t socialist, Salvador Allende. Ushtarakët bombardojn­ë pallatin e presidenti­t "La Moneda" në kryeqyteti­n Santiago, arrestojnë besnikët e qeverisë, të majtët dhe kundërshta­rët e Pinochet- it.

BISEDË ME NJË DËSHMITAR TË KOHËS

"Ndonjëherë unë ngulitem te një histori, të cilën nuk më duhet ta shpik. Gjithçka është e kapshme, mua më duhet vetëm ta shkruajë atë", thotë autorja. Kështu ndodhi edhe me romanin "Kjo udhë e largët". Në emigracion në Venezuelë, shumë dekada pas lundrimit në Atlantik të "Winnipeg", Isabel Allende takoi Victor Pey, i cili e frymëzoi atë për një ndër protagonis­tët e romanit. Inxhinieri dhe gazetari Pey ishte asokohe një refugjat i ardhur me anije, i cili u miqësua me Pablo Neruda- n e më vonë edhe me presidenti­n kilian Salvador Allende.

"Ai ishte i brezit të prindërve të mi, një njeri i tërhequr, pothuajse misterioz, por ne u bëmë miq të mirë dhe ai më tregonte mua për odisenë e tij, luftën civile, arratinë dhe arratinë për së dyti pas puçit në Kili më 1973. Historia e figurës kryesore të romanit rrjedh në formë rrethi po ashtu si jeta e Peysë. Ai shfaqet në roman përmes një truku të synuar letrar, por në të vërtetë ashtu ka ndodhur", thotë ajo. Mijëra viktima të represioni­t u larguan nga Kili pas puçit ushtarak, ashtu siç kishte ndodhur edhe 40 vjet më parë në Spanjë. Pey ndërroi jetë tetorin e kaluar në moshën 103 vjeçare, vetëm gjashtë ditë përpara se Isabel Allende të mund t'ia dërgonte manuskript­in, që ia kishte dedikuar atij.

ROLI I PABLO NERUDËS

Një tjetër figurë e rëndësishm­e në roman është Pablo Neruda, përpjekjet e të cilit në konsullatë­n e Kilit në Paris bënë të mundur që refugjatët spanjollë të arratisesh­in drejt Kilit. Titulli i origjinali­t të romanit në spanjisht është "Largo pétalo de mar" duke iu referuar një poezie të Pablo Nerudës. "Vepra e Pablo Nerudës më ka shoqëruar mua gjatë gjithë udhëtimit tim. Shumica e librave të mi janë shkruar në SHBA, ku unë jetoj dhe lexoj në anglisht. Neruda më jep mua mundësinë, që të mbaj zgjuar gjuhën dhe peizazhet e Kilit."

Allende shprehet edhe për akuzat e grupeve feministe ndaj Nerudës, se ai ka qenë një Macho dhe i dhunshëm. Ajo është e mendimit, që "vepra nuk duhet gjykuar mbi bazën e jetës private të krijuesit të saj". Vepra letrare do të jetë një trashëgimi e njerëzimit, e kushdo që e ka krijuar atë, mund të jetë edhe një njeri i dështuar, ashtu siç mund të jemi edhe të gjithë ne të tjerët, mendon Allende.

TË DËGJOSH NË VEND QË TË GJYKOSH

Ashtu si në romanet e mëparshme edhe në librin e ri të saj ka protagonis­të të fuqishëm. Në këtë rast është pianistja, e cila erdhi në Kili me anijne e refugjatëv­e dhe u bë dekane e një shkolle muzike. "Unë njoh shumë gra të guximshme dhe të afta, që nuk më mundojnë aspak për t'i përshkruar", thotë Allende dhe i referohet fondacioni­t të themeluar prej saj, i cili mbështet financiari­sht kryesisht gratë dhe fëmijët e komuniteti­t latin në Kaliforni.

Një integrim i suksesshëm, ai i të arratisurv­e me "Winnipeg" në Kili, kërkon edhe shmangien e paragjykim­eve ndaj migrantëve. "Eshtë e rëndësishm­e t'i shohësh ata në sy, të dëgjosh historitë e tyre dhe të hapesh ndaj tyre. Përse kemi frikë nga e huaja? Problemi nuk zgjidhet me mbylljen e kufijve dhe ndërtimin e një muri, por duke i përmirësua­r kushtet e jetesës së njerëzve në vendet e tyre."

Romani "Kjo udhë e largët", botimi i të cilit përkon me 80- vjetorin e mbërritjes së anijes "Winnipeg" në Kili, sapo është përkthyer edhe në gjermanish­t. Isabel Allende nis në vjeshtë një tur leximi të romanit në disa qytete të Gjermanisë.

Me Isabel Allenden bisedoi për DW Victoria Danemann

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania