Gazeta Shqiptare

LSI, Vasili: Memorialë që nuk kanë lidhje me ne, nga pazarxhinj pa atdhe

Manjani: A njeh dikush ndonjërin prej të vrarëve?

-

Pas

polemikave të shpërthyer­a ditët e fundit për ng ritjen e një memoriali në Tiranë për nder të turqve që humbën jetën gjatë tentativës së grushtit të shtetit në Turqi, nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, shprehet se memorialë të tillë bëhen për pazare nga pazarxhinj "pa zemër dhe atdhe". "Për një memorial për këtë epitaf të Ndoc Gjetjes së madh nuk gjendet dot vend. Vendet në Shqipëri i kanë zënë memorialë lloj soj, nga kudo dhe nga askund, për asgjë dhe për shumëgjë, që nuk kanë lidhje me ne dhe as me të shkuarën apo të ardhmen, por thjesht me një pazar të ca pazarxhinj­ve pa zemër e pa atdhe, që shfaqen përzishëm dhe turpshëm mes nesh…", shprehet z. Vasili. Më herët edhe ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e quajti budallallë­k ngritjen e memorialit turk në zonën e Kodrave të

Liqenit Artificial në Tiranë, në përkujtim të viktimave të grushtit të shtetit në 15 korrik të 2016 në Turqi, në mbështetje të Erdoganit. Manjani ironizon duke thënë se, "kot e kanë, se të vetmen gjë që kujtojnë shqiptarët nga liqeni është Gjiri Kurvave". "Memorial për të rënët turq të grushti i shtetit të tyre?! I vendosur në Tiranë?! Te kodrat e liqenit?! Uau! Budallallë­k më të madh s'më kishin zënë veshët. Po çfarë duhet të kujtojmë ne nëpërmjet atij memoriali?! Erdoganin?! A njeh dikush ndonjërin prej të vrarëve të paktën? A ka qenë ndonjëri prej tyre ndonjëherë në Shqipëri? Verifikoje­ni TIMS! Kush e di, mbase gjendet ndonjë lidhje njerëzore. Uaaaaa! Ç'budallallë­k! Janë më martirë ata që vijnë në Shqipëri në kohë plazhi. Le pastaj ata që vijnë të bëjnë biznes. Heronj fare! Vijnë të investojnë e largohen me barelë me kocka të thyera. Këta duhet të rikujtojmë vazhdimish­t, nëse duam të ndryshojmë këtë vend. Po këta që u vranë në e për vendin e tyre, çfarë duhet t'u kujtojmë?! Nuk i kemi njohur në të gjallë të tyre. Le pastaj masakrën urbane që kanë bërë të Kodrat e Liqenit. E mbushën me gurë e beton përkujtimo­r të të gjithë dynjasë…", shprehet Manjani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania