Gazeta Shqiptare

Akuzat e PD, Pjetri dorëhiqet nga posti i kryebashki­akut të Shkodrës

"Ngjarja banale, 17 vite më parë mes shokësh"

- Valentina Madani

Valdrin Pjetri dha dje dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë Shkodër, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pas akuzave të vazhdueshm­e të Partisë Demokratik­e se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarj­e droge në vitin 2003, Valdrin Pjetri vendosi mesditën e djeshme të tërhiqet nga marrja e detyrës së kryebashki­akut të Shkodrës. Lajmin e dorëheqjes e bëri të ditur vetë Pjetri, i cili shkruan në ' Facebook' se fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangsh­mërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai. Nëpërmjet një njoftim në rrjetin social Facebook, Pjetri rendit arsyet pse mori këtë vendim. "Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethem­et i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës. Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstud­entë, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjës­i e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor",- shprehet ai. Pjetri shkruan se pas vendim për t'u tërhequr nga marrja e detyrës si kryebashki­ak ai do të përqendroh­et tek zgjidhja ligjore e historisë që daton 17 vite më parë. Pjetri në njoftimin e tij flet për ngjarjen e ndodhur në Itali, ndërsa thotë se së fundimi është gjendur në mes të një stuhie mediatike, ku akuzat dhe thashethem­et i zunë vendin faktet dhe të së vërtetës. "Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendroh­en tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjës­i ligjore në atë kohë. I ndërgjegjs­hëm për

rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së kryetarit të Bashkisë Shkodër", deklaroi i zgjedhuri i PS- së për kryesimin e bashkisë së Shkodrës. Në fund të postimit ai shpreh

dhe mirënjohje­n për të gjithë ata që e kanë mbështetur në fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. "Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetje­n që më dhatë në fushatë! Ishte një ëndërr e bukur t'i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangsh­mër

NGJARJA

"Vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendroh­en tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarjeje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjës­i ligjore në atë kohë", - tha z. Pjetri.

isht me fatet e një individi, cilido qoftë ai. Së fundi, ju jam pafundësis­ht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidarite­ti në këto ditë të vështira për mua. Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj!",- deklaroi z. Valdrin Pjetri. Dorëheqja vjen dy ditë pasi

kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se rrugët mes PS- së dhe Valdrin Pjetrit janë të ndara dhe një ditë pasi Partia Socialiste i pezulloi betimin si kryetar i ri i Bashkisë së Shkodrës. Në një kohë kur Prokuroria e

Përgjithsh­me pret përgjigje nga Italia dhe ka kërkuar shenjat e gishtave, i zgjedhuri i 30 qershorit nën logon e PS është shprehur se ka vendosur të dorëhiqet nga marrja e detyrës së Bashkisë Shkodër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania