Gazeta Shqiptare

Çështja “Pjetri”, Hajdari: Liderët partiakë promovojnë figura të pista

"Zgjidhja e vetme, ndryshimi i sistemit"

-

Rudina Hajdari teksa komentoi dje rastin e Valdrin Pjetrit në Shkodër, e konsideron sistemin politik shqiptar të dështuar. Ai vëren se shqiptarëv­e u ka vdekur shpresa dhe nuk reagojnë edhe kur ndodhin ngjarje të tilla "absolutish­t të papranuesh­me" në rastin e Pjetrit, i dënuar për lëndë narkotike në Itali. "Çështja e Valdrin Pjetrit vërteton për të disatën herë se sa i korruptuar dhe i dështuar është sistemi ynë politik. Një individ me të kaluar kriminale vendoset si përfaqësue­s i PS për të marrë postin e Kryetarit të Bashkisë në qytetin e Shkodrës. Problemi nuk qëndron tek individi, sa tek liderat partiakë që promovojnë figura të pista në pozicione të larta drejtuese apo sistemi i kalbur politik që lejon pseudo- liderat partiakë të tallen me qytetarët shqiptarë. Ajo që është akoma dhe më shqetësues­e është se nuk ekziston një alternativ­ë për qytetarët, një figurë politike që t'i besojnë, pasi fatkeqësis­ht u është mbushur mendja se të gjithë janë njësoj", tha Hajdari. Sipas saj: "Kanë humbur besimin tek kjo kastë politike që sheh vetëm interesin personal, duke e lënë në harresë interesin publik. Qytetarët shqiptarë janë të distancuar komplet dhe nuk reagojnë edhe kur ndodhin ngjarje të tilla absolutish­t të papranuesh­me, për një vend që aspiron futjen në BE, pasi u ka vdekur shpresa. E vetmja zgjidhje është ndryshimi i këtij sistemi politik e zgjedhor që po fundos Shqipërinë përditë e më shumë. Opozita Parlamenta­re do të vijojë luftën kundër këtij sistemi akoma dhe më e vendosur me Reformën Zgjedhore, në mënyrë që shqiptarëv­e t'u jepet mundësia të jenë të përfaqësua­r nga individë me figurë të pastër, si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana etike".

 ??  ?? Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania