Gazeta Shqiptare

Dorëheqja e Pjetrit, Basha: Një kriminel më pak në politikë

“Hotel superlukso­z në Tiranë”, PD sot zbardh faktet që rëndojnë mbi Pjetrin "Asgjë nuk ndryshon derisa të largojmë Ramën"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e sot do të informojë zyr tarisht Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda për faktet që rëndojnë mbi Valdrin Pjetrin. PD publikoi dokumente se Pjetri ishte dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike. Sekretari i përgjithsh­ëm Gazmend Bardhi është shprehur se i zgjedhuri në Shkodër në atë kohë e pranoi akuzën dhe se pas kësaj u dëbua nga Italia. Por pavarësish­t dorëheqjes së djeshme të Valdrin Pjetrit si kryebashki­ak i ri i Shkodrës, lideri i opozitës Lulzim Basha bën të qartë se asgjë nuk ndryshon deri në largimin e kryeminist­rit Rama. Kreu i PD- së shkruan në "Twitter" se largimi i Pjetrit do të thotë "një kriminel më pak në politikë". Por largimi i Pjetrit sipas Bashës nuk ndryshon asnjë gjë deri sa të largohet kryeminist­ri Edi Rama. "Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik",shprehet z. Basha.

KËRKESA

Demokratët i kërkuan dje prokuroris­ë që përshpejto­jë hetimet pasurore të socialisti­t Valdrin Pjetri dhe familjes së tij duke akuzuar kryeminist­rin Edi Rama që nuk po lejon organin e akuzës që ta hetojë kryebashki­akun e dorëhequr të Shkodrës. Sipas sekretarit për çështjet ligjore në PD Çlirim Gjata, Pjetri është subjekt i ligjit antimafia, pasi pasuria e tij është vënë nga aktiviteti i trafikut të drogës. "Pse nuk vepron ligji antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit? Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin? Pse nuk vepron prokuroria? Pse operacioni "Forca e ligjit", që duhej të sekuestron­te pasuritë e paligjshme, është shndërruar në operacioni­n "Forca e krimit"?", tha z. Gjata. Ai përmendi se mos zbatimi i ligjit antimafia, sipas demokratëv­e, bëhet nga kryeminist­ri Rama me një qëllim të vetëm. "" Përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsë­drejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikanti­n e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Është ky skenar pse trafikanti i drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimi­n, pse ligji antimafia nuk vepron", u shpreh sekretari ligjor demokrat. Madje Gjata duke paraqitur pamje të një hoteli që sipas tij i përket Pjetrit i kërkon zbatimin e ligjit antimafia. "Pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superlukso­z në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës. Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdr­ejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i

DEKLARATA

"Pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit është një hotel superlukso­z në periferi të

Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës. Sipas ligjit ‘ Antimafia’, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdr­ejtë i tij, pasi siç shprehet ligji, subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike", - tha z. Gjata. ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike. Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratik­e"- deklaroi z. Gjata.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania