Gazeta Shqiptare

PD, Shehaj: Paratë e pista forcuan lekun, po shkatërroh­et ekonomia

"Krimi po e shkatërron ekonominë e dobët shqiptare"

-

Ish-

deputeti i PD- së Agron Shehaja denoncoi dje se paratë e pista të injektuara në vend kanë fuqizuar monedhën vendase, ndërsa kjo formë shton ai, po shkatërron ekonominë shqiptare. Ai shprehet se rritja e trafikut të drogës është shoqëruar me një rënie besnike të monedhës europiane duke arritur kështu nivelet më të ulëta të saj në dy dekadat e fundit. Sipas Shehajt, ky zhvlerësim i skajshëm i euros po shkatërron investimet e huaja, bizneset eksportues­e dhe turizmin. "Forcimi i lekut në lidhje me Euron ka filluar që në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vazhduar pa ndërprerje. Fillimi i rënies së pakthyeshm­e të lekut përkoi me kohën e vjeljes së kanabisit të kultivuar masivisht. Nga atëherë, rritja e trafikut të drogës është shoqëruar në mënyrë besnike nga rënia e euros, duke arritur sot shumë afër nivelit më të ulët të dy dekadave të fundit. Pastrimi masiv i parasë së krijuar nga krimi ( droga, trafiqet, evazioni, korrupsion­i, etj.) përmes industrisë së ndërtimit, e cila po lulëzon me nxitjen direkte të qeverisë Rama, do ta fundosë edhe më shumë Euron", tha z. Shehaj. Sipas tij kjo rënie drastike po shkatërron investimet e huaja, bizneset eksportues­e, turizmin e të huajve. Praktikish­t, po shkatërron sektorët dhe aktivitete ekonomike më jetike për zhvillimin ekonomik të vendit. "Pa llogaritur dëmin e jashtëzako­nshëm që sjell futja e parasë së pisët në ekonomi e cila përzë paranë e pastër, veçanërish­t bizneset prodhuese dhe novatore", tha Shehaj. Ai akuzoi se krimi po e shkatërron ekonominë e dobët shqiptare. "Nëse nuk ndalet menjëherë kapja e ekonomisë nga interesat kriminale dhe pastrimi i parave të pista në ekonomi, pasojat për Shqipërinë do të jenë të rënda dhe afatgjata", deklaroi Agron Shehaj.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania