Gazeta Shqiptare

Trafikonte armë, fishekë dhe tritol nga Serbia në Shqipëri, lihet në burg kosovari

Hetuesit: Dyshohet se armët do përfundoni­n në duart e grupeve kriminale në Elbasan 51- vjeçari Ylber Ademi u arrestua tri ditë më parë në aksin rrugor Elbasan- Peqin

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar dje masën e sigurisë "arrest me burg" për kosovarin, Ylber Ademin, i cili u arrestua tri më parë në Elbasan me arsenal armësh. Gjatë arrestimit, 51- vjeçarit ( pronar i një klubi nate iu sekuestrua­n 16 pistoleta dhe 4 kallëp të dyshuar lëndë plasëse ( tritol) si dhe disa telefona celularë.

Ai arrinte të siguronte armët në Serbi dhe më pas i shiste në vendin tonë. Informacio­ni për Ademin është marrë nga policia që me 24 qershor 2019. Për të faktuar nga ana e policisë se Ademi po merret me trafikim armësh është bërë edhe blerje e stimuluar. Policia e ka mbajtur në vëzhgim Ylber Ademin për të bërë të mundur zbardhjen e personave, të cilët mund të kishin porositur armët. Por në bazë të kontrollev­e të ushtruara nga ana e policisë nuk kanë rezultuar persona të tjerë të përfshirë. Ylber Ademi rezulton të jetë pronar i një klubi nate në Podujevë. 51vjeçari dyshohet se është person i përfshirë në botën e krimit, në trafik armësh dhe droge. Madje, edhe në arredimin e ambienteve të brendshme të lokalit, në qendër shfaqet personazhi kryesor i filmit të njohur mafioz "The Godfather", Vito Corleone. Hetuesit kanë dyshime të forta se armët dhe municionet do të përfundoni­n në duart e grupeve kriminale që veprojnë në Elbasan, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Gjatë marrjes në pyetje, 51- vjeçari nga Kosova nuk ka treguar destinacio­nin final të armëve, por ka rrëfyer se ato i ka marrë në Serbi.

NJOFTIMI I POLICISË

Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Departamen­tit të Policisë Kriminele në Policinë e Shtetit, pas informacio­neve të marra në rrugë operative për një trafik të mundshëm të armëve dhe municionev­e luftarake nga Serbia në Kosovë e më pas në Shqipëri, referoi materialet në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ku u regjistrua procedimi penal i vitit 2019, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionev­e" .

Nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda u

kryen hetime proaktive, të cilat çuan në finalizimi­n me sukses të operacioni­t "Papër". Në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit, në rrugën nacionale El

basan- Peqin, u kap në flagrancë shtetasi:

Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë. Ky shtetas u kap në flagrancë duke transportu­ar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpër

thyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transporto­nte në Kosovë me destinacio­n final Shqipërinë.

Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithsh­me 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transporto­nte armët.

Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentim­in e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifiki­min e personave që kanë bashkëpunu­ar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanish­me proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalis­ht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 të Policisë së Shtetit apo në Komisariat­in Dixhital çdo rast paligjshmë­rie, duke ju garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 ??  ?? Operacioni për kapjen e 51- vjeçarit
Operacioni për kapjen e 51- vjeçarit
 ??  ?? I arrestuari, Ylber Ademi
I arrestuari, Ylber Ademi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania