Gazeta Shqiptare

Iu sekuestrua­n 1.5 mln euro, ish- drejtori i ALUIZNI- t në gjykatë: M'i ktheni paratë

Ferdinand Shehu apelon vendimin: Pasurinë e kam të ligjshme

-

TIRANË - Ish- drejtori i ALUIZNI- t në Tiranë, Ferdinand Shehu ka apeluar vendimin e sekuestrim­it të 1.5 milionë eurove. Ai akuzohet se ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshm­e. Seanca e parë u zhvillua gjatë ditës së djeshme, por për shkak të mungesës së prokurorit u shty për në shtator. Shehu ishte vetë i pranishëm në gjykatë dhe gjatë seancës ka pretenduar se paratë e sekuestrua­ra janë të ligjshme. Sekuestro është vendosur rreth 10 ditë më parë me vendim të Prokuroris­ë së Tiranës. Ishdrejtor­it të ALUIZNI- t për rajonin e Tiranës në vitet

DEKLARATA NË GJYQ

Seanca e parë u zhvillua gjatë ditës së djeshme, por për shkak të mungesës së prokurorit, u shty për në shtator. Shehu ishte vetë i pranishëm në gjykatë dhe gjatë seancës ka deklaruar se paratë e sekuestrua­ra janë të ligjshme. Sekuestro është vendosur rreth 10 ditë më parë me vendim të Prokuroris­ë së Tiranës.

2006- 2011 Ferdinand Shehu i janë sekuestrua­r 1.5 mln euro pas hetimit të Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me prokurorin­ë. Sekuestro e llogarisë bankare është bërë, pasi dyshohet është përfituar nga burime të paligjshme.

"Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimi­n dhe sekuestrim­in e pasurive të paluajtshm­e dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamen­tin e Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacioni­n policor të koduar "Investimi", për sekuestrim­in e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ish- punonjës i administra­tës shtetërore,. i cili në vitet 2006- 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave Urbane", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet "se ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshm­e. Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmen­dur ka tentuar transferim­in e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikim­in për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat. Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera". Ferdinand Shehu nuk është arrestuar, vetëm pasuria është sekuestrua­r, ndërkohë që vijojnë hetimet për origjinën e shumës së bllokuar dhe a i justifikon ish- zyrtari i lartë.

 ??  ?? Ferdinand Shehu
Ferdinand Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania