Gazeta Shqiptare

‘ Sekretet’ e festës, Irfan Hysenbelli­u: Si u bë ‘ Birra Korça’ e para në Shqipëri

Dita 2/ “E pëlqejnë shumë jo vetëm shqiptarët, por edhe jashtë vendit” “Ambicia ime është që tradita të vazhdojë, të zgjerohen kapacitete­t dhe surpriza në shtator”

-

Një nga mjediset më të bukura, ku mund të festosh është edhe ajo që me të drejtë ka marrë emrin "Shtëpia e birrës", restoranti i ' Birrës Korça', që ndodhet pranë fabrikës ku është prodhuar dhe vazhdon të prodhohet që nga viti 1928 birra e parë shqiptare, e cila mban emrin e qytetit. Dhjetëra qytetarë, korçarë, turistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të ardhur nga jashtë vendit, festojnë në ' Shtëpinë e birrës', duke u freskuar me birra "Korça".

Freskia dhe shija e birrës "Korça", ajo e gatimeve tradiciona­le, muzika e bukur dhe qytetaria korçare të ftojnë të kalosh orë të paharruesh­me në këtë mjedis të bukur.

Edhe presidenti i "Birrës Korça", zoti Irfan Hysenbelli­u ka zgjedhur të festojë në shtëpinë e birrës, duke iu bashkuar gëzimit të mysafirëve. Ai thotë se "Birra Korça" është jo vetëm birra e parë shqiptare po birra që pëlqehet e konsumohet më shumë. "Për mua ' Birra Korça' është një investim shumë i mirë për të ardhmen. Ndihem shumë i lumtur që "Birra Korça" ka 13 vjet që i ka kthyer qytetit festën e saj. Është një birrë historike, birrë e vendit dhe e shihni edhe vetë atmosferën. Restoranti i "Birrës Korça" ka një atmosferë shumë të bukur që iu kthye traditës së dikurshme. Kështu që nëpërmjet një gote të "Birrës Korça" iu them gëzuar të gjithë shqiptarëv­e dhe të gjithë atyre që kanë ardhur nga jashtë dhe kalojnë festën në këtë qytet",shprehet presidenti i "Birrës Korça".

Zoti Hysenbelli­u zbulon se ambicia e tij për ta çuar përpara prodhimin dhe cilësinë e "Birrës Korça" nuk rresht asnjëherë. "Është e vërtetë që "Birra Korça" ka një histori, është birra e parë shqiptare. Është prodhuar këtu për arsye edhe të ujit që ka ky qytet. Teknologji­a ka qenë tradiciona­le dhe ne jemi munduar që ta ruajmë këtë traditë. Kemi investuar në teknologji­në e saj, por duke ruajtur traditën e saj dhe njerëz profesioni­stë

që trashëgojn­ë në vite profesion. Unë kam qenë aksioner dhe president i "Birrës Tirana". Kam shumë kënaqësi që në atë birrë bashkova 10 biznesmenë që sot janë kolegët e mi, por erdha te "Birra Korça", e cila ishte në një pozitë të vështirë drejt falimentim­it. Arrita ta ringre dhe sot ajo është jo vetëm birra e parë në emër, por edhe në shitje në Shqipëri. Këtë birrë po e pëlqejnë jo vetëm shqiptarët, por dhe jashtë… kemi kërkesa të jashtëzako­nshme.

Ambicia ime e radhës është që, në radhë të parë, kjo traditë të vazhdojë dhe të rritet sa më shumë, njëkohësis­ht të zgjerojmë kapacitete­t e birrës, por kam edhe një ambicie tjetër që do jetë shumë sekret, por që do e mësoni brenda shtatorit",- tha zoti Hysenbelli­u.

' Shtëpia e birrës' si çdo sh

tëpi tjetër korçare do t'i mbajë dyert hapur edhe gjatë netëve të festës së birrës, për të pritur këdo që dëshiron të marrë shijen dhe freskinë e saj, këto që është rritur me këtë shije dhe ka nostalgji për të, apo edhe ata që do ta provojnë për herë të parë për t'u kthyer sërish në Korçë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania