Gazeta Shqiptare

Lirohen 2000 m2 plazh publik në Himarë dhe Durrës, nën hetim 5 pronarë

-

DURRËS/ HIMARË - Policia e Shtetit është ndalur sërish për kontroll në plazhin e Durrësit dhe të Himarës, për t'ju kthyer qytetarëve hapësirat e zaptuara. Burime nga policia, dje bënë me dije se në kuadër të operacioni­t "Plazh i lirë" për lirimin e plazheve publike u janë kthyer rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme si dhe janë sekuestrua­r rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra. Ndërkohë, janë proceduar 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Pushtimi i tokës". Të njëjtat burime thanë se në plazhin e Durrësit janë liruar rreth 1000 m2 plazh, ndërsa janë sekuestrua­r rreth 270 komplete shezlongë e çadra. Po ashtu ka nisur procedimi penal për 2 shtetas, pronarë të subjekteve. Policia e Himarës në bashkëpuni­m me Policinë e Sarandës pas kontrollev­e të ushtruara në plazhin e quajtur "Krorës" në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitete­t e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme. Policia ka sekuestrua­r rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoh­eshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedural­e, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A. L., N. V., dhe A. D. Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpuni­m me task forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpuni­m me Policinë Bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestrua­r rreth 270 komplete shezlogë e çadra. Në përfundim të veprimeve Specialist­ët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit D. D. e SH. P., për veprat penale "Pushtimi i tokës" dhe "Fshehja e të ardhurave".

 ??  ?? Presidenti i "Birra Korça", zoti Irfan Hysenbelli­u
Presidenti i "Birra Korça", zoti Irfan Hysenbelli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania