Gazeta Shqiptare

Nata e dytë e Festës së Birrës, mijëra vizitorë vendës e turistë e gdhijnë në shesh

"Jemi të mrekulluar nga shija perfekte e "Birra Korça"

-

KORCË - Mijëra qytetarë, vizitorë nga rrethe të ndryshme të vendit si dhe turistë të huaj kanë marrë pjesë në natën e dytë të Festës së Birrës në Korçë. Nën ritmet e muzikës dhe duke shijuar ' Birra Korça', festa ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm përpara Stadiumit "Skëndërbeu" të këtij qyteti si dhe në zonën e "Pazarit të Vjetër". Pjesëmarrë­sit në festa thanë për "Gazeta Shqiptare" se festa ka krijuar një atmosferë festive dhe të gjitha tavolinat kanë qenë të mbushura plot me ' Birra Korçën'. Shumë prej të ardhurve nga rrethet e vendit u shprehën se kanë mbërritur në Korçë, pasi pëlqejnë jo vetëm qytetin dhe për pritjen e bujarinë e tyre, por më së shumti ' Birra Korçën'. "Kemi ardhur për herë të parë këtu dhe po kalojmë shumë bukur. Po shijojmë jo vetëm tingujt e muzikës, ushqimet tradiciona­le, por edhe të mrekullues­hmen ' Birra Korça'. E kemi provuar dhe më parë këtë birrë me shije e cilësi të lartë, por këtu shijon më tepër për shkak të atmosferës shumë festive", thanë disa të rinj nga Fieri dhe Skrapari. Ndërsa një grup vizitorësh nga Tirana u shprehën se po e kalojnë perfekt në këtë festë dhe se çdo gjë është organizuar shumë bukur. Atmosfera në mbrëmje është ndezur te skena e stadiumit nga këngëtarët: Jona Perkolaj, Grupi NA, Devis Xherahu end TOP CHANNEL BAND e DJ K3YTECH. Ndërsa, te skena e "Pazarit të Vjetër" kanë performuar këngëtarët: Pier Noshi and Stiv Melo, Jona Perkolaj e DJ. Kostika. Ndërsa, janë mrekulluar nga festa dhe disa turistë italianë, të cilët vizituan ambiente e Fabrikës së ' Birra Korça'. Ata u shprehën të impresionu­ar nga teknologji­a e re, ambiente e fabrikës si dhe nga shija perfekte e birrës ' Korça'. "Jemi të impresionu­ar nga gjithçka këtu te fabrika e birrës. Shija e saj është e përsosur, pasi e shijuam të sapo bërë. Edhe atmosfera në këtë qytet dhe gatimet tradiciona­le janë të mrekullues­hme, u shprehën ata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania