Gazeta Shqiptare

Shpjegimi i detajuar i Tatimeve: Ja si do të ndryshojë sistemimi i kasave

Fiskalizim­i, të gjitha hapat që duhet të ndjekin bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë Të ardhurat që pritet t’i shtohen arkës së shtetit

-

Fiskalizim­i do të ketë si qëllim të parë luftojë evazionin fiskal. Çdo biznes do të deklarojë në kohë reale faturat zë për zë. Sipas projektlig­jit që tashëm është hedhë për konsultim pritet që nëpërmjet një legjislaci­oni të shëndetshë­m, pajisjeve teknologji­ke dhe informacio­nit të përfituar në kohë reale për çdo transaksio­n të kryer në vend. Administra­ta Tatimore do të ketë në dispozicio­n të dhëna të sakta dhe në kohë reale të cilat do të shërbejnë për një proces sa më të mirë planifikim­i, menaxhimi, vlerësimi dhe vendimmarr­ës me qellim miradminis­trimin tatimor. Kjo zgjidhje ligjore e re kontribuon në përmbushje­n vullnetare të detyrimeve tatimore, mbledhjen e tatimeve dhe krijimin e një mjedisi stimulues për biznesin. Projektlig­ji përfshin edhe organet publike të cilat përcaktojn­ë procedura të tjera ( për shembull: monitorimi i afateve të pagesës, përcaktimi i procedurës që mundëson kryerjen e pagesave më shpejtë, përcaktimi i masave për zbatim më të shpejtë të procedurës së falimentim­it, evitimi i mbingarkes­ës me borxhe, monitorimi i transparen­cës për sa i përket faturimit në procedurat e prokurimit publik, në mënyrë që të rrisë efikasitet­in, ulë korrupsion­in dhe pengesat administra­tive.

APLIKIMI

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ka publikuar në faqen e saj një “manual” ku jepen të detajuara jo vetëm procedurat që duhet të ndjekë biznesi, por edhe rezultatet që do të sjellë fiskalizim­i.

TAKSAT

Mbledhje më e mirë e taksave në shkallë vendi, ku zëri kryesor mbetet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Duke iu referuar rezultatev­e të arritura në vendet e tjera që zbatojnë këtë sistem, në mbledhjen e TVSH- së janë regjistrua­r rritje nga 1015%, krahasuar me të ardhurat nga TVSH- ja, përpara aplikimit të këtij sistemi. Rritje priten edhe në kategori të tjera taksash ( p. sh. Taksa mbi të Ardhurat). Ulje e informalit­etit – duke përmirësua­r dy aspekte kryesore – raportimi i më shumë transaksio­neve me para në dorë dhe ulja e transaksio­neve të fshehura pa para në dorë, me një kontroll më të mirë të sistemit fiskal, do të reduktohet informalit­eti në ekonominë shqiptare. Rritje e efiçencës në raportimin tatimor – me më shumë informacio­n të mbledhur nga një tatimpague­s, administra­ta tatimore do të jetë në gjendje t’i ofrojë një shërbim më të mirë tatimpague­sit, si plotësim paraprak i faturave të TVSH- së me të dhëna tashmë të gatshme të tatimpague­sit. Kjo do të përshpejto­jë raportimin tatimor dhe reduktojë gabimet në këtë proces. Përmirësim i kontrollit tatimor dhe verifikimi­t në terren – duke përdorur sistemin e fiskalizim­it, mundësohet kontrolli dhe inspektimi tatimor mbi bazën e riskut, çka do të rezultojë në identifiki­min e drejtpërdr­ejtë të abuzuesve, duke shmangur kështu inspektime­t në bizneset e rregullta.

ANGAZHIMI QYTETAR

Përmes verifikimi­t të faturave që paguajnë, nëse janë deklaruar apo jo në sistemin tatimor, vetë qytetarët ndihmojnë dhe bëhen pjesë e luftës kundër informalit­etit dhe abuzimit të atyre që punojnë në të zezë. Në planifikoj­më, gjithashtu, shpërblime konkrete, për të motivuar përfshirje­n qytetare në këtë proces. Digjitaliz­imi i ekonomisë – përmes përmirësim­eve në programin software të fiskalizim­it, zgjerohet mundësia për të shtuar digjitaliz­imin e proceseve në pikat e shitjes, veçanërish­t për tregun e SME në vend. Kjo do të çojë në një ekonomi sa më pak burokratik­e, me lehtësi të shtuara në këmbimin e informacio­nit mes biznesit dhe qeverisë dhe bizneseve me njëritjetr­in po ashtu.

NDRYSHIMI I SISTEMIT

Sistemi aktual i pajisjeve fiskale në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve mundëson që të dhënat financiare te merren nëpërmjet transmetim­eve të raporteve tatimore ditore “Z”. Aktualisht pajisjet fiskale transmetoj­në të dhëna në sistemin qendror nëpërmjet GPRS, në fund të ditës së punës dhe jo në kohë reale. Sistemi i instaluar në 2009, mbështetej në teknologji­në e asaj kohe, por nuk arrin standardet që kanë aktualisht shumica e vendeve të Bashkimit Europian, sidomos duke e vlerësuar në pikëpamje të efektivite­tit të kostos si për taksapague­sit ashtu edhe për Qeverinë. Ky sistem i ri do të krijojë një mekanizëm të mbikëqyrje­s në kohë reale, të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre pa para në dorë. Ai mundëson për qytetarët që të mund të verifikojn­ë në kohë reale nëse fatura që kanë marrë, është raportuar në sistemin tatimor dhe për administra­tën tatimore kontroll efektiv dhe analizë të saktë e të thelluar të të dhënave tatimore.

SISTEMI I RI

Sistemi i ri i mundëson çdo qytetari të verifikojë menjëherë pas lëshimit të faturës, nëse ajo është raportuar në sistemin tatimor qendror. Ky proces realizohet duke skanuar me telefon bar kodin unik të faturës dhe dërgimin e tij të menjëhersh­ëm në departamen­tin përkatës të taksave. Në çastin që departamen­ti i taksave merr kodin, do të përgjigjet duke konfirmuar nëse kodi përkatës ekziston në databazë bashkë me detajet e faturës përkatëse. Ky verifikim i mundëson qytetarëve të dinë nëse fatura për të cilën kanë paguar është raportuar në sistemin tatimor, ki gjithë ky proces rrit transparen­cën në të bërit biznes dhe ndihmon qeverinë për të luftuar evazionin fiskal, duke qenë lehtësisht i verifikues­hëm mashtrimi tatimor ose mos deklarimi i faturave. Për administra­tën tatimore, sistemi i ri jep mundësinë e analizës së qendërzuar dhe efektive, për të modeluar qasjen e modulit të riskut. Kjo do të thotë që sjelljet e dyshimta do të identifiko­hen lehtësisht dhe do të orientojnë identifiki­min real të abuzuesve, duke shmangur inspektime­t dhe kontrollet e gjeneraliz­uara, të cilat penalizojn­ë bizneset e rregullta. Ndryshimi i teknologji­së është i domosdoshë­m, për sa kohë pajisjet aktuale mbështeten në teknologji­në 2G/ 3G dhe po zëvendësoh­en në të gjithë Europën. Për t’u siguruar që të shmanget varësia ndaj një modeli specifik teknologji­k, sistemi i ri nuk mbështetet në një model konkret ( p. sh. pajisje Hardware ose Software), por në standarde të hapura që ofron aksesi me internetin.

MODELI I FISKALIZIM­IT

Modeli i ri shqiptar i fiskalizim­it është zgjedhur duke u bazuar në analizimin e modeleve të ndryshme të aplikuara sot në botë. Ekspertë nga Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, AKSH- i dhe institucio­ne të tjera, vlerësuan opsione të ndryshme teknike dhe financiare. Modeli i bazuar në këtë sistem fiskalizim­i është përzgjedhu­r pasi garanton aplikimin e teknologji­së më të fundit, bazuar në standardet e Bashkimit Europian dhe me mundësi më të mira përshtatje për strukturën e ekonomisë shqiptare. I njëjti model është aplikuar në shumë vende të BE- së vitet e fundit si në Kroaci, Slovaki, Çeki, Sloveni etj. Ky model i zgjedhur konsideroh­et si më i avancuari dhe më i lehti në zbatim. Nuk është një taksë e re – Ligji që propozohet dhe ndryshimet që ai sjell, nuk prodhojnë asnjë ndryshim në skemën aktuale të taksave. Për të gjithë tatimpague­sit që deklarojnë dhe paguajnë këto detyrime, nuk ka asnjë ndryshim në peshën e detyrimeve të tyre. Fiskalizim­i ka në fokus ata që nuk deklarojnë dhe nuk paguajnë detyrimet e tyre në përputhje me ligjin. Me këtë proces të ri të raportimit financiar, ne sigurojmë një kontroll më të mirë dhe inspektim më efikas tatimor, ndërsa i jepet mundësia çdo qytetari, që të verifikojë nëse taksat që ai paguan për mallrat dhe shërbimet, deklarohen në sistemin tatimor.

PRITSHMËRI­TË E QEVERISË

Na ndihmon të ulim taksat, me projektin e fiskalizim­it ne reduktojmë ekonominë informale. Kështu sigurohemi që më shumë individë, të cilët aktualisht ushtrojnë aktivitet në të zezë, pa deklaruar dhe paguar detyrimet, tani do t’i paguajnë detyrimet e tyre. Në një ekonomi informale, ata që paguajnë mbajnë peshën edhe për ata që nuk paguajnë. Formalizim­i i ekonomisë zgjeron rrethin e tatimpague­sve, duke ndërtuar kështu shanse reale për uljen e taksave. Personat që nuk paguajnë taksa, po vjedhin nga të gjithë ne – tatimpague­si që nuk paguan detyrimet e tij, është duke vjedhur çdo qytetar shqiptar. Mbledhja e taksave

NJOFTIM PËR SHITJE ME ANKAND

ka lidhje të drejtpërdr­ejtë me investimet publike; rrugë, shkolla, spitale, parqe, etj. Çdonjëri prej nesh sa herë paguan për një shërbim apo mall, paguan edhe detyrimin e TVSH- së. Kur biznesi nuk e deklaron, këto të ardhura në vend që të rrisin buxhetin e shtetit dhe në këtë mënyrë investimet publike, humbasin në xhepat e atyre që abuzojnë me paratë tona. Nuk ka ndryshim për tatimpague­sit e rregullt – për tatimpague­sit e rregullt ky projekt nuk sjell asnjë ndryshim thelbësor. Ata do të duhet të modernizoj­në formatin e tyre të raportimit me një teknologji të re, por pa afekt në veprimtari­në e tyre të biznesit dhe shumë pak, ose aspak efekt financiar. Na ndihmon të identifiko­jmë parregulls­itë – Sistemi i ri do t’i japë mundësinë çdo qytetari të verifikojë nëse fatura, për mallin apo shërbimin që ka paguar, është raportuar në sistemin tatimor. Me hapa shumë të thjeshtë, duke skanuar parametrat unikë të faturës, ju do të jeni në gjendje të verifikoni, nëse ajo është raportuar në sistemin tatimor. Kështu do të keni mundësinë të ushtroni të drejtat tuaja si qytetar dhe të denonconi kur dikush lëshon një faturë të parregullt.

MODERNIZON BIZNESIN TËND

Sistemi i ri i fiskalizim­it e shtyn të gjithë ekonominë të përdorë më pak letër dhe burokraci, drejt një sistemi elektronik transaksio­nesh. Ky sistem i ri modernizon të gjithë ekonominë, duke rritur eficiencën e saj. Anëtarësim­i në BE – modernizim­i i sistemit tatimor, transparen­ca në të bërit biznes, përdorimi i faturës elektronik­e ( e- fatura – në përputhje me normat e Bashkimit Europian), janë të gjitha parapërgat­itje të domosdoshm­e, që do të na ndihmojnë në rrugëtimin tonë për t’u anëtarësua­r në Bashkimin Europian. Të shmangim jo - paguesit – me sistemin e faturës elektronik­e ( e- fatura), është më e thjeshtë për të gjurmuar pagesat dhe për të identifiku­ar kompanitë që gjenerojnë paaftësi paguese duke mos paguar faturat në periudhën e detyrueshm­e. Le të zbulojmë jo – paguesit që cenojnë të gjithë sistemin financiar të vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania