Gazeta Shqiptare

BSH analizon arsyet e rënies së euros, si pritet ecuria

Ecuria e kursit është karakteriz­uar nga tendenca mbiçmuese gjatë katër viteve të fundit Tremujori i dytë i vitit 2019 evidentoi sërish një forcim të lekut

-

mëtejshëm të kursit, në ndryshim nga situata e vitit të shkuar; dhe, ( III) tregu valutor vijon të funksionoj­ë në mënyrë normale. Konkluzion­et e mësipërme do të argumentoh­en në vijim.

SJELLJA SEZONALE

Në vitet e fundit, evidentohe­t një mbiçmim sezonal më i hershëm i lekut në muajt e verës. Kështu, forcimi karakteris­tik i lekut në sezonin e verës është zhvendosur pjesërisht nga muaji korrik në muajt qershor, maj, e deri- diku edhe në prill, çka përkon edhe me një fillim më të hershëm të sezonit turistik. Mbiçmimi i kursit në këta dy muaj të tre viteve të fundit është më i lartë se mesatarja afatgjatë, por mbetet gjithsesi brenda intervalit +/- 2 devijime standarde rreth kësaj mesatareje. Në këtë kontekst, edhe forcimi i kursit gjatë tremujorit të dytë duket se përkon me një forcim sezonal më të hershëm të tij.

ECURIA E FAKTORËVE FONDAMENTA­LË

Zhvillimet e deritanish­me në sektorin e jashtëm të ekonomisë sugjerojnë një moderim të mbiçmimit të kursit të këmbimit krahasuar me një vit më parë. Zgjerimi i deficitit të llogarisë korrente në tremujorin e parë të vitit u shoqërua me nënçmim të lekut gjatë kësaj periudhe dhe reduktim të ndjeshëm të forcimit vjetor të tij. Për tremujorin e dytë të vitit, të dhënat mbi shkëmbimet tregtare tregojnë për zgjerim të mëtejshëm të deficitit tregtar, në mungesë të eksporteve të larta të energjisë në vitin e kaluar. Nga ana tjetër, të dhënat për hyrje- dalje të individëve për tremujorin e dytë sinjalizoj­në për një ndikim të moderuar të turizmit në mbiçmimin e kursit të këmbimit. Tregu valutor ka funksionua­r brenda parametrav­e normalë. Si spread- et bid/ ask, ashtu edhe luhatshmër­ia ditore e kursit, kanë qenë në nivele më të ulëta. Gjithashtu, treguesi i anshmërisë për mbiçmim/ nënçmim të kursit, i cili një vit më parë u rrit ndjeshëm, ka rënë gradualish­t pranë nivelit optimal 1III. Këta tregues konfirmojn­ë se tregtimi i euros në treg ka reflektuar balancën e kërkesës dhe ofertës për euro, se niveli i pasigurisë së agjentëve të treg ka rënë, dhe se nuk ka pozicionim­e të njëanshme të tyre në kahun mbiçmues ( apo nënçmues) të kursit.

PRITSHMËRI­TË

Banka e Shqipërisë pret që, nisur nga këto premisa, mbiçmimi i kursit gjatë vitit 2019 të vijë duke u moderuar, me një efekt të reduktuar të këtij mbiçmimi në treguesit e tjerë makroekono­mik. Megjithatë, Banka parashikon që ndonëse me një probabilit­et më të ulët se më parë, rreziqet mbi kohëzgjatj­en dhe ndikimin e mbiçmimit të kursit të këmbimit dhe mbi qëndrueshm­ërinë e përmirësim­it të kredisë, vijojnë të jenë të pranishme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania