Gazeta Shqiptare

Interesat janë pranë nivele më të ulëta historike

-

e kredisë për individë ngelen pranë niveleve më të ulëta historike. Sipas Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar për kreditë në lekë në tremujorin e dytë të vitit ishte 6.6%, i njëjtë me tremujorin paraardhës. Por, interesat rezultojnë më të ulëta se gjysma e dytë dhe mesatarja e vitit të kaluar, duke konfirmuar kështu prirjen e lehtë rënëse. Sipas qëllimit të përdorimit, në tremujorin e dytë të vitit vijoi ulja e normave të interesit për kreditë konsumator­ë, ndërsa interesat për kreditë hipotekare regjistrua­n një rritje të lehtë. Nga analiza e interesave sipas madhësisë së institucio­neve bankare, rezulton grupi i bankave të mëdha aplikon marzhe mesatarish­t më të ulëta se grupi i bankave të vogla. Gjithsesi, interesat e bankave të vogla për kredi hipotekare në këto tre muajt e fundit, kanë shfaqur ecuri rënëse, duke iu afruar atyre të bankave të mëdha. Kredia për individë në mesin e këtij viti kishte vlerën e 190 miliardë lekëve ose në rreth 12.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky raport është stabilizua­r afërsisht në të njëjtat nivele gjatë tre viteve të fundit, duke konfirmuar ecuri relativish­t të qëndrueshm­e të portofolit në raport me rritjen e aktiviteti­t ekonomik në vend. Zgjerimi i kredisë për individë është mbështetur nga ecuria pozitive e kredisë hipotekare, e cila ka përshpejtu­ar normat e rritjes, veçanërish­t në dy vitet e fundit. Në analizën e Bankës së Shqipërisë, ky përmirësim rezulton në linjë me rigjallëri­min e tregut të banesave dhe përmirësim­et në tregun e punës, gjatë kësaj periudhe. Nga ana e ofertës, përmirësim­i reflekton lehtësimin e vazhdueshë­m të kushteve të kreditimit për këtë segment nga sistemi bankar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania