Gazeta Shqiptare

BRUNO I “REVOLT KLAN”: Si e prita suksesin e këngës “Të du”, grupi do jetojë gjatë

Këngëtari sqaron thashethem­et për ndarjen e grupit, ja projektet e reja “Tregu muzikor ka vend për të gjithë”

-

Deri tani është pritur mjaft mirë dhe komentet janë pozitive. I falënderoj shumë për mbështetje­n që më japin çdo ditë dhe më shumë me fjalët dhe komentet e tyre.

Cili është rrugëtimi juaj në muzikë, që nga hapat e parë deri më sot?

Rrugëtimi im në muzikë është shumë i gjatë. Kam pasur eksperienc­a shumë të bukura, po përfshi këtu dhe vështirësi­të, që kam pasur gjatë këtij rrugëtimi dhe kam akoma shumë rrugë për të bërë, pasi siç thonë muzika ka një fillim, por s’ka fund.

Thuhet se grupi “Revolt Klan” është ndarë. Ka pasur ndonjë krisje mes jush?

“Revolt Klan” do të jetojë për aq kohë sa ne do jetojmë. Ne nuk jemi ndarë thjeshtë kemi bërë një pauzë të vogël një ndryshim brenda grupit. Pas 10 vitesh si grup vendosëm të bëjmë një ndryshim, që të këndojmë si solistë, ose të sjellim dhe bashkëpuni­me ( si solist).

Me se po merreni së fundmi? Do ketë projekte të reja?

Së fundmi, jam duke u përgatitur për pushime, pasi shumë kam punuar për projektet. Po patjetër, do ketë projekte të reja dhe besoj se shumë shpejt.

Ç’mendim keni për rrymat e ndryshme që janë futur në tregun muzikor shqiptar? Me cilin këngëtar nuk do bashkëpuno­nit kurrë?

Në momentin që ajo quhet muzikë, unë nuk kam asnjë arsye pse ta gjykoj. Tregu ka vend për të gjithë, kështu që çdo rrymë përfshinë njerëzit, që e pëlqejnë atë. Me të gjithë ata që janë vërtetë artistë dhe këngëtarë do bëja bashkëpuni­m. Të bashkëpuno­sh është gjë shumë e mirë.

Përtej muzikës, si është jeta e Brunos?

Bruno është mësues muzike në një nga kolegjet më prestigjio­ze në Tiranë, që ndodhet te liqeni, pasi kam mbaruar universite­tin për opera dhe masterin për pedagogji muzikore.

Diçka që do ndryshonit nga rrjedha e kohës?

Të ktheja kohën mbrapa për disa gjëra... ( qesh) Një moment që e çmoni më shumë se të tjerët? Momenti kur jam pranë familjes, natyrisht.

Në shoqëri jeni selektiv, apo keni shumë miq?

Trimi mirë me shokë shumë. Sigurisht që jam selektiv, por kam edhe miq shumë të mirë.

A keni pasione të tjera përveç muzikës?

Pasioni im është sporti. Ushtroj palestrën 2 orë në ditë. Aty gjej momentin që të relaksohem dhe ndihem rehat.

Sa e vërtetë është shprehja “vlonjatët e rrahin kraharorin kot”?

Unë jam skraparlli me origjinë. Vlonjatët në momentin, që e rrahin kraharorin, e rrahin plot, jo kot. ( qesh)

Ku do pushoni këtë verë?

Ende s’e kam vendosur, por besoj se në Shqipëri një pjesë dhe pjesën tjetër në Europë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania