Gazeta Shqiptare

Haradinaj: Vazhdimi i dialogut, pa kushte dhe vonesa

Ambasadori rus në Serbi: Marrim pjesë në dialogun me Kosovën Beogradi nuk u “bindet” SHBA- ve, Daçiç: Do punoj kundër Kosovës

-

Vijojnë sërish re agimet nga të dyja palët lidhur me dialogun Kosovë- Serbi. Së fundmi, kryeminist­ri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur në favor të vazhdimit të dialogut me Serbinë por, sipas tij, ai duhet të jetë pa kushte. Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj, ka thënë se qeveria i ka prezantuar vendeve të Kuint- it dhe Bashkimit Europian, draftmarrë­veshjen gjithëpërf­shirëse ku përfshihen tema të papërfundu­ara për njohje të dyanshme në kufijtë ekzistues. “Pajtohem për nevojën e normalizim­it të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar Kuint- it dhe BE- së draftin e marrëveshj­es gjithëpërf­shirëse që përfshin temat për njohje të dyanshme në kufijtë ekzistues. E ritheksoj se dialogu duhet të jetë pa vonesa dhe pa kushte. Tregun për njohjen”, ka shkruar Haradinaj. Deklarimi i Haradinaj, vjen dy ditë pasi vendet e Kunt- it ( Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), përmes një deklarate kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshj­e përfundimt­are. “Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerje­n e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit të kaluar, për shkak të taksës ndaj mallrave serbe të cilën e vendosi qeveria e Kosovës. Serbia e ka kushtëzuar pjesëmarrj­en në dialog me heqjen e taksës, nga ana e autoritete­ve të Kosovës. Thirrjes së SHBA- së dhe BEsë për të shfuqizuar taksën, Haradinaj, deri më tani, i është përgjigjur negativish­t. të thënë në deklaratë. Nga ana tjetër, ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Botsan- Kharchenko, ka thënë se Moska mund të përfshihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai ka deklaruar për TV Prva të Beogradit se një marrëveshj­e përfundimt­are mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të konfirmohe­j në Këshillin e Sigurimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara. “Rusia para së gjithash ka një qëndrim gjeneral, qasje gjeneralë, që neve na konvenon, gjithçka që i konvenon Serbisë në kuadër të së drejtës ndërkombët­are. Nëse do të ketë zgjidhje, nëse palët merren vesh rreth ndonjë opsioni, atëherë ky opsion do të duhet të përkrahet edhe nga Këshilli i Sigurimit”, - ka deklaruar Botsan- Kharchenko. I pyetur a ka Rusia vija të kuqe, diplo

mati rus ka përmendur Rezolutën 1244, dhe përsëri ka thënë se mbështesin atë vendim që është në interes të Beogradit dhe në kuadër të së drejtës ndërkombët­are. Botsan- Kharchenko e ka kundërshtu­ar anëtarësim­in e Kosovës në organizata ndërkombët­are. I pyetur se si do të gjendet zgjidhja për rajonin, ai ka thënë se “duhen veprime te bashkësisë ndërkombët­are… ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë në kuptim të vendosjes së dialogut apo rifillimit të dialogut ekzistues. Nëse Beogradi na kërkon qe t’i ndihmojmë në Këshill të Sigurimit, në raportet tona me BE- në, Uashington­in, ne jemi të gatshëm. Nëse Serbia apo ndonjë faktor tjetër kërkon që të përfshihem­i, ne së pari duam që të sigurohemi të dimë për përmbajtje­n. Ne duam të sigurohemi se ky dialog zhvillohet në mënyre strikte, në kuadër të së drejtës ndërkombët­are dhe Rezolutës 1244",- ka përfunduar ai. Ndërkohë që gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmër­ime nga shtetet e Quintit. SHBA, Anglia, Franca dhe disa vende të tjera kërkuan prej Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë, ndërsa paralajmër­ime të forta iu përcollën edhe Beogradit zyrtar. Serbisë iu kërkua të ndalojë fushatën kundër Kosovës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë. Këtë urdhër duket se nuk e ka dëgjuar Serbia. Kjo pasi Ivica Daçiç ka vazhduar sërish me avazin e vjetër një ditë pasi u dhanë paralajmër­imet. Daçiç shpërfill paralajmër­imet e shteteve të Quintit, ku thotë se do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës. Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmër­ime nga shtete e Quintit. Por duket se këto paralajmër­ime kanë shkuar në ‘ vesh të shurdhur’ në Beograd. Kjo pasi që Ivica Daçiç ka vazhduar me avazin e vjetër një ditë pasi u dhanë paralajmër­imet. Diplomati serb për ‘ Blicin’ serb ka thënë se këto paralajmër­ime nuk janë asgjë e re. “Prishtina nuk do ta heq taksën. Deri sa të mbarojnë zgjedhjet atje nuk do të ketë asgjë”- u shpreh ai. Gjithashtu, Ivica Daçiç, thotë se Beogradi do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës dhe të parandaloj­ë hyrjen e saj në Interpol dhe UNESCO.

RAMUSH HARADINAJ:

“Pajtohem për nevojën e normalizim­it të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantu

AMBASADORI­RUS

“Rusia para së gjithash ka një qëndrim gjeneral, qasje gjenerale, që neve na konvenon. Gjithçka që i konvenon Serbisë në kuadër të së drejtës ndërkombët­are. Nëse do të ketë zgjidhje, nëse palët merren vesh rreth ndonjë opsioni, atëherë ky opsion do të duhet të përkrahet edhe nga Këshilli i Sigurimit”, - ka deklaruar Botsan- Kharchenko.

ar Kuint- it dhe BE- së draftin e marrëveshj­es gjithëpërf­shirëse që përfshinë temat për njohje të dyanshme në kufijtë ekzistues. E ritheksoj se dialogu duhet të jetë pa vonesa dhe pa kushte. Tregun për njohjen”, ka shkruar Haradinaj.

 ??  ?? Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania