Gazeta Shqiptare

Dëbimi i gylenistëv­e nga Kosova, kallëzime penale për 22 zyrtarë

-

Prokuroria

e Posaçme e Kosovës tha të enjten se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektora­ti Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të policisë së Kosovës lidhur me operacioni­n e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, një vit më parë. Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zyrtarët e Prokuroris­ë së Posaçme thanë se përveç kallëzimev­e penale, ky institucio­n është duke kryer edhe intervista me persona tjerë në lidhje me rastin e dëbimit të shtetasve turq. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga Inspektora­ti Policor i Kosovës ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistu­ar edhe të pandehurit të tjerë në lidhje me ketë rast”,- thuhet në përgjigjen e zyrës së prokuroris­ë së posaçme. Më 29 mars të vitit 2018, autoritete­t në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të institucio­neve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në Turqi. Të gjashtë ju dorëzuan autoritete­ve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucio­neve. Që nga ajo kohë, ishte krijuar komisioni hetimor parlamenta­r për të hetuar lëshimet dhe përgjegjës­itë e institucio­neve në këtë operacion. Komisioni kishte gjetur 31 shkelje nga institucio­net e vendit gjatë atij operacioni dhe shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësv­e të komisionit, janë bërë nga Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Në fund të muajit qershor, Parlamenti i Kosovës miratoi raportin e komisionit parlamenta­r mbi operacioni­n e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, duke i bërë thirrje prokuroris­ë për ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti, ndërsa këto gjetje do të jenë pjesë e lëndës së Prokuroris­ë së Posaçme. Gjetjet, kishin nxitur edhe reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila kishte tërhequr vërejtjen se “trysnia politike mbi sektorin e sigurisë është shkelje skandaloze e vlerave demokratik­e”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania