Gazeta Shqiptare

Dyshohej për drogë, autori dorëzohet pas 7 orësh negociatas­h dhe prangoset në SHBA

Pengmarrës­i plagos 6 oficerë në Filadelfia

-

Ditën

e djeshme një per son është arrestuar, pasi plagosi gjashtë policë në Filadelfia të SHBA- ve. Ngjarja në fjalë ndodhi në orën 16: 30 sipas orës lokale në Filadelfia. ' BBC' shkruan se gjatë kontrollit të një banese, pasi kishin dyshime se brenda saj kishte drogë, ndaj policisë u hap zjarr. Po ashtu mësohet se agresori, Maurice Hill, mbajti peng për disa orë 2 oficerë, ndërsa plagosi edhe dy policë. Pas disa orëve thirrjeje të policisë, autori u dorëzua. Policët morën plagë të lehta, që nuk u rrezikojnë jetën.

KRYETARI I BASHKISË

"Po flisja me një prej oficerëve që kishte një plagë të lehtë në kokë. Ai kishte dy djem të vegjël, 9 dhe 10 vjeç. Po mendoja se si jeta e tyre mund të ndryshonte vetëm brenda pak çastesh", tha Jim Kenney.

Përpara se të vetëdorëzo­hej, i dyshuari ishte futur në një shtëpi në zonën e njohur me emrin Tioga- Nicetown. Oficerët po kryenin një kon

troll për narkotikë dhe ndërsa ndodheshin brenda banesës, nisi shkëmbimi i zjarrit me personin e armatosur. Autoritete­t thanë se personi i armatosur nuk pranoi të komunikont­e me ta gjatë gjithë kohës që qëndronte i mbyllur në shtëpi dhe i rrethuar nga policia. "Po flisja me një prej oficerëve që kishte një plagë të lehtë në kokë. Ai kishte dy djem të vegjël, rreth 9 dhe 10 vjeç. Po mendoja se si jeta e tyre mund të ndryshonte vetëm brenda pak çastesh", tha kryetari i Bashkisë së Filadelfia­s, Jim Kenney. Ndërkohë, zëdhënësi i policisë njoftoi se të gjashtë oficerët e plagosur dolën nga spitali të mërkurën vonë në mbrëmje. Dy oficerë policie qëndruan të bllokuar brenda shtëpisë ku ndodhej personi i armatosur për më shumë se katër orë, përpara se të evakuohesh­in të sigurt prej andej.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania