Gazeta Shqiptare

GJERGJ XHUVANI 1986, kur xhironte në Rubik: Flinim në dhomë konvikti, në krevat marinar

Kujtimet e regjisorit për një mik që ikte në heshtje

-

Gusht

1986. Rubik. Xhirohej një film mbi revoltën e minatorëve në kohën e para pushtimit fashist. Unë isha asistent regjisor, filmi im i parë. Dhimitri piktor i kostumeve. Flinim të dy në një dhomë konvikti të zbrazur nga nxënësit e një shkolle mekanike. Banja ndodhej në fund të korridorit. Prej andej dëgjohej uji që derdhej nga një rubinet i stërmadh që nuk mbyllej kurrë. Sidomos natën vonë zhurma ishte torturuese. Flinim në një krevat marinar. Dhimitri i shtrirë poshtë, i lodhur nga stërmundim­i i ditës së xhirimit nën vapën e gushtit, lexonte një libërth në gjuhën greke, bashkëngji­tur me fjalorin greqishtsh­qip”. Këto janë copëza kujtimesh që regjisori Gjergj Xhuvani shkruante për një bashkëpunë­tor të hershëm të tijin, Dhimitër Theodhori. Sot, kur as Xhuvani nuk është më, këto shënime kanë vlerë tëpaçmuar, sepse tregonjnë një pjesë të jetës se tij dhe se sa e çmonte heshtjen e të urtëve, ku bënte pjesë dhe vetë. Ky shënim është pjesë e një katalogu për Dhimitër Theodhorin, me të cilin dikur Xhuvani kishte ndarë dhomën, diku në Mirditë. fa. ni. një rubinet i stërmadh që nuk mbyllej kurrë. Sidomos natën vonë zhurma ishte torturuese. Flinim në një krevat marinar. Dhimitri i shtrirë poshtë, i lodhur nga stërmundim­i i ditës së xhirimit nën vapën e gushtit, lexonte një libërth në gjuhën greke, bashkëngji­tur me fjalorin greqisht- shqip.

Nuk e di pse herë pas here, ndalonte leximin dhe më tregonte kuptimin e ndonjë fjale greke, e cila fonetikish­t tingëllont­e banale ose qesharake në gjuhën shqipe. Ndoshta ishte shakaja që ai krijonte me mua.

Unë darkat i haja jashtë, në një nga dy lokalet e Rubikut. Ishin mizerje. Por me shokë e duke pirë alkool shtyhej disi, deri në orën 21.30. Mbas kësaj ore çdo shërbim mbyllej.

Kur kthehesha në dhomë, gjeja Dhimitrin tek përgatiste darkën e tij, pothuajse standarde. Bukë, djathë, vezë ose, bukë e konservë peshku. Hante në heshtje duke shtyrë kafshatat me ujë. Ndoshta kursente. Por nuk ishte koprac. Rrallë, kur unë sillja ndonjë shishe verë, pas gotës së parë në portret i ngjizej buzëqeshja e mirësisë dhe sikur të më falte një thesar, hapte dosjen e tij dhe shfletonte skicat, bocete veshjesh, kompozime njerëzish në grup si mizanskena kinematogr­afike. Veçoj një portret vajze në laps, që i përkiste ndonjë figurantej­e mes turmës në xhirim. Më kujtohet qartë portreti, me një buzëqeshje thuajse si të tijën.

Më vjen turp nga papjekuria e moshës time, që nuk dita ta vlerësoj Dhimitrin, që talentin e tij ta kuptoja e të përfitoja prej tij.

Thjeshtë e ngacmoja me identifiki­min real të vajzës me laps, me atë muzikë sysh që e bënte qiellore.

- Zoti Xhuvani, më dëgjon? - Po… po… Urdhëro!

- Nëse mundesh mund të shkruash diçka për Dhimitrin, në albumin që unë dua të botoj për të? - Çfarë për shembull?

- Një piktor që s’e përfillën. Që nuk vlerësuan punën e tij. Që i mbyllën çdo derë krijimtari­e. Piktorët e njohur të kohës e lanë në harresë…

- Po. Edhe vdekja e tij erdhi në harresë.

Unë nuk jam as estet e as kritik i artit figurativ. Por vlerën e punës së tij di ta dalloj. Është një lidhje e drejtpërdr­ejtë e imja si regjisor me krijimin e imazhit të personazhi­t, nga këndvështr­imi figurativ.

Pas shumë vitesh u gjenda përsëri përballë me Dhimitrin. Filmi “I dashur armik”, tashmë unë regjisor, Shkodër 2004. Dhe ai Dhimitri, po ai, i njëjti. Aq i thjeshtë, aq i dëgjueshëm, aq i vëmendshëm, me po atë buzëqeshje veçse me sy pak më të lodhur, me indiferent ndaj lëngut ndriçues.

Me ngjyrat që iu dha kostumeve, me linjat specifike të çdo personazhi, ai nuk përcaktoi vetëm veshjen, por krijoi TIPIN, në një harmoni me mjedisin, kohën, rrethanat e deri te oshilacion­et shpirtëror­e.

Shihni filmin. Dhe do të shihni që në çdo personazh është edhe Dhimitri.

Jo në një film të xhiruar, që janë shumë të realizuar nga Dhimitri, e disa prej tyre jo rastësisht janë nga filmat më elitarë shqiptarë, por edhe vetëm nga skicat e ftohta të hedhura në një letër format A4, ti sheh tipa, karaktere që jo vetëm shpërfaqin gjendjen e tyre sociale, por edhe flasin e komunikojn­ë. Heshtje.

- Po Artan! E vetmja gjë që mund të them i bindur tërësisht… Dhimitri me harresën që i bënë njerëzit, bërtiti fort “Njerëz, shikoni… unë nuk jam harresa, por modestia”.

 ??  ??
 ??  ?? Vizatim i Dhimitër Theodhorti­t
Vizatim i Dhimitër Theodhorti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania