Gazeta Shqiptare

Politikani që duam

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... nga partitë për pritshmëri­të tona. Për të merituar votën tonë. Nëse dokumentet e paraqitura nga opozita vërtetohen, kuptohet se ky kandidat i PS në të ritë e tij është përpjekur të pasurohet shpejt, nëpërmjet tregtisë së drogës në vendin fqinj, Italinë. Dëshira për pasuri është një ndjenjë e ligjshme dhe thellësish­t njerëzore. Mirëpo, në varësi nga mënyra që zgjedh për t’u bërë i pasur, njerëzit klasifikoh­en: në abuzues dhe të ndershëm. Nëse një herë, edhe pse në rininë e hershme, ke provuar të pasurohesh duke tregtuar drogë, kjo të bën pak të besueshëm se do të shndërrohe­sh në një shërbestar të sinqertë për njerëzit. Qoftë edhe dy dekada më vonë, në një detyrë të rëndësishm­e të pushtetit vendor ose qendror. Prej këtej, ka më shumë mundësi që kandidati i ri i partisë në pushtet të ketë provuar të jetë i ndershëm dhe shërbestar me të gjithë mënyrat në dukje, në mënyrë që pasurinë ta konsolidoj­ë nëpërmjet politikës, përmes favoreve okulte që do të bëjë, njëherë që do të ketë fuqinë e pamatë të firmës në krye të një nga pese bashkitë më të rëndësishm­e të vendit. Ndoshta kjo ndjesi e qytetarëve të Shkodrës që pinjolli i ri i partisë në pushtet nuk jua ka me të besës në përbetimet e tij, bëri që numri i votave më 30 qershor për kandidatin e PS të ishte sa gjysma e votave katër vite më parë. Ndoshta në dekadën e fundit, mbi 70 për qind e politikanë­ve tanë që kanë hyrë në Kuvend dhe zënë poste drejtuese në qeveri apo institucio­ne të tjera, e kanë bërë për këto qëllime të fshehta( okulte). Pra, ose për të konsilidua­r pasurinë e fituar deri tani, ose për të bërë pasuri nëpërmjet pushtetit që të jep politika dhe qeverisja. Është kjo lojë e luajtur gjatë dy dekadave të fundit nga drejtuesit kryesorë politikë të vendit, që i ka bërë ata kaq të urryeshëm për qytetarët e thjeshtë. Kaq të pabesueshë­m. Dhe i ka katandisur në të përkrahur vetëm nga arradha e atyre që duan të pasurohen apo të shijnë në kurriz të shtetit, ashtu sikurse ata kanë lënë me mijëra të bëjnë para në mënyrë abuzive, apo të marrin një rrogë pa e merituar, në kurriz të Buxhetit të Shtetit, gjatë periudhës së qeverisjes së tyre. Tani, me drejtësinë që ngadalë, por në mënyrë të sigurtë, po del nga kthetrat e kapjes prej segmenteve të korruptuar të politikës, kjo periudhë Eldorado e pasurimit të gënjeshtar­ëve, mashtruesv­e dhe abuzuesve me të mirën publike, ka marrë fund! Por nuk kanë marrë fund dhe nuk do të pushojnë tentativat e këtyre farë njerëzve për t’u kapur pas qerres së pushtetit. Duhet pranuar se deri tani kanë qenë të suksesshëm boll. Kjo është sa e hidhur, aq edhe e frikshme, për të kuptuar një pjesë të mirë të njerëzve, prej të cilëve drejtohemi sot. I takojnë pikërisht këtij kallëpi. Prandaj dhe trysnia e opinionit publik të vendit duhet të jetë e madhe mbi partinë në qeverisje, për të kuptuar se ideja e saj e kampionëve të të shërbyerit të popullit mund të mbijetojë, vetëm nëse krijon një mjedis antibiotik ndaj cilitdo kacavjerrë­s mbi të mirën publike, në shërbim ekskluziv abuziv të xhepit të vet dhe të atyre që e përkrahin. Dhe hulumtimi i thellë mbi të kaluarën e tyre mund të parandaloj­ë futjen e arrivistëv­e dhe abuzuesve të tillë. Për këtë, ia vlen që dy partitë tona kryesore të ngrenë një komision të posaçëm të përhershëm verifikimi për cilindo politikan apo qeveritar që ato promovojnë. Që të prodhojë një dokument të lexueshëm nga të gjithë. Një lloj certifikat­e “virgjërie”, si ajo që personazhi i famshëm i një novele të shkrimtari­t tonë të madh Ismail Kadare, u detyrua të paraqiste, nga mjeku për të fashitur gërr- mëret që e njollosnin pa të drejtë. Nëse prokuroria vërteton nga letërporos­itë drejtuar drejtësisë italiane, se vendimi i gjykatës për ish- kandidatin e PS për qytetin e Shkodrës është i mirëfilltë sikurse e ka denoncuar opozita, ky ish- kandidat duhet t’u kërkojë falje, në radhë të parë qytetarëve të Shkodrës që e votuan më 30 qershor dhe kryeminist­rit të sotëm që i besoi. Nëse nuk e bën, do të vërtetojë se i përket pikërisht racës së abuzuesve me pushtetin. Të cilën duhet ta luftojmë me çdo mjet. Pavarësish­t se partive tona kryesore mund t’ju nevojiten ende të tillë njerëz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania