Gazeta Shqiptare

Ibrahimi: Ika sepse nuk i thosha dot "jo" Gaz Demit

33- vjeçari do të vijojë karrierën te Prishtina, ndërsa rrëfen prapaskena­t e transferim­it të papritur Mbrojtësi premton: Një ditë do të kthehem prapë

- Jeton Selimi

Labinot Ibrahimi do t'i japë lamtumirën Par tizanit pas 6 viteve të jetuara si një "dem i kuq", me entuziazmi­n e përkushtim­in e ndaj fanellës së klubit, tek i cili mban mend edhe ditën e parë kur i është bashkuar. Futbollist­i ka treguar se sa e vështirë është ndarja, por ka bërë të qartë se për shkak të lidhjes së ngushtë që kishte krijuar, nuk mund t'i thoshte "jo" propozimit të presidenti­t Demi. Në intervistë­n për RTSH, ai tregoi se ka bindjen që do të kthehet përsëri një "dem i kuq" në të ardhmen, në një klub

ku padyshim gëzimi më i madh ishte festa e titullit kampion.

LIDHJA ME PARTIZANIN

"U bënë 6 vite, aq shpejt kanë kaluar sa që e mbaj mend edhe momentin e parë. Kam ardhur më 19 qershor 2013. Nga ai moment jam dashuruar ame fanellën e Partizanit dhe jam ndjerë si në shtëpinë time, më kanë pritur shumë mirë dhe jam ambientuar shumë shpejt me klubin e Partizanit".

MOMENTET E

PAHARRUESH­ME

"Viti më i bukur ka qenë fitimi i titullit kampion, ka pasur edhe momente të këqija të vogla, por ato janë kaluar. Por momenti më i vështirë qenka që po largohem nga Partizani".

LIDHJA ME PRESIDENTI­N DEMI

"Është e vërtetë, Gaz Demin e kam shumë pikë të dobët, se ka qenë personi kryesor që më ka shtyrë këto 6 vite të qëndroja te Partizani. Por qenka shumë e vështirë…".

MARRËDHËNI­A ME FUTBOLLIST­ËT E TJERË

"Mund të veçoja Albanin e Trashin, që kemi qemë prej më shumë vitesh bashkë. Por më të gjithë, Belicën, Brunon, Esanit, Asanin, me të gjithë ia kaluam shumë bukur dhe i falënderoj jashtë mase".

SI ERDHI "NDARJA

"Nuk e di, ishte shumë e shpejtë, u vendos shumë shpejt dhe ishte mes presidentë­ve, nuk i thosha dot ' jo' presidenti­t Gaz Demi, pasi jam edhe i preferuari i tij dhe e bëra me kënaqësi. Arsyet e vërteta nuk i di, mund të pyetni dikë tjetër, Gaz Demin, Olsin… Por kjo ka qenë biseda mes meje dhe Gaz Demit, se ishte mes dy presidentë­ve".

LAMTUMIRA NGA KLUBI

"E falënderoj së pari presidenti­n Gaz Demi, Olsin, trajnerët që kam punuar, falënderoj profesor Gegën, që fituam titullin që e prisnin të gjithë tifozët e Partizanit. Për tifozët nuk kam çfarë flas, ata janë familja ime e dytë. Por shpresoj dhe jam i bindur që Ibrahimi do të kthehet e do të bëhet përsëri "dem i kuq"".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania