Gazeta Shqiptare

Shkëmbi: Vrapin e largova unë nga posti i zv. trajnerit

-

Largimi

i Endri Vrapit nga posti i zëvendëstr­ajnerit te Teuta ka qenë një nga temat më të diskutuara këto ditë në klubin durrsak. Ish- mbrojtësi kishte qenë krahu i djathtë i Shkëmbit gjatë sezonit të kaluar dhe pakkush kuptoi pse u bë kjo zgjedhje. Por trajneri Bledi Shkëmbi ka zbuluar se ka qenë ai, që ka vendosur që Vrapi të mos ishte më pjesë e stafit teknik, duke shpresuar që të ketë bërë zgjedhjen e duhur. "Erdhi momenti që ne vendosëm që të mos bashkëpuno­jmë më, por ka momente, vjen një ditë që duhet të ndahesh. E falënderoj shumë për ndihmën që na dha. Dua të bëj edhe një sqarim që ne kemi një staf shumë të zgjeruar dhe nuk është e vërtetë që kam mbetur vetëm më trajnerin e portierëve, por mund të them me plot gojë që ndihmësit e mi janë shumë të aftë. Ka qenë normale që ka qenë vetëm një zgjedhje e imja. Përkundraz­i, presidenca ka qenë shumë korrekte me Vrapin dhe me mua, që të plotësonte dëshirat e mia për njerëzit që dua në staf. Por ishte diçka që e vendosa unë dhe shpresoj që të kem marrë vendimin e duhur", deklaroi ai për RTSH. Ndërkohë, trajneri duket i kënaqur me atë që ka parë nga ekipi i tij para startit të kampionati­t dhe tani thjesht pret që ta shohë në fushë. "Jam i kënaqur me futbollist­ët se kanë bërë maksimumin, kanë vrapuar e janë lodhur dhe shpresojmë që të jemi gati pas një jave për të filluar mbarë kampionati­n. Jam i bindur që është një Teutë e fortë, një Teutë që do të jetë e aftë për të luftuar me çdo kundërshta­r nga më të fortët e kampionati­t dhe mezi presim të fillojë kampionati për të treguar vlerat tona", deklaroi Shkëmbi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania