Gazeta Shqiptare

"Stop informalit­eti", efekte në rritjen e treguesve fiskalë

Zëvendësmi­nistri Haxhi, inspektim në Shëngjin

-

KUPONËT

Vetëm për rajonin verior rezulton një se për muajin korrik ka një xhiro të shtuar në rreth 136 milionë lekë më shumë se një vit më parë dhe 130 mijë kuponë të lëshuar më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë.

e plazhit të Shëngjinit, i shoqëruar edhe nga drejtues të Hetimit Tatimor, rajoni verior. Nga informacio­net e referuara nga strukturat e Hetimit Tatimor, një pjesë e konsiderue­shme e tatimpague­sve të mëdhenj, të cilët

janë vizituar gjatë kësaj periudhe, kanë rezultuar me shkelje të legjislaci­onit. "Është një tregues jo pozitiv, por që shërben për të ndërgjegjë­suar pjesën tjetër të tatimpague­sve, si edhe ata që janë konstatuar me shkelje. Plani operaciona­l do të vazhdojë të zbatohet dhe efektet e tij po ndihen. Kemi shtim të ndjeshëm të numrit të kuponëve të prerë, rritje të xhiros, si dhe të subjekteve të reja që janë regjistrua­r në muajin korrik, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka tregon se kemi pasur ndikim në përputhshm­ërinë me legjislaci­onin tatimor", tha zv. ministri Haxhi. Sipas drejtorit të Hetimit Tatimor Rajoni Verior, Agim Shimaj, në muajin korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një shtim prej 166 biznesesh më shumë, kryesisht në njësitë akomoduese dhe barrestora­nte. "Gjithashtu, kemi xhiro të shtuar krahasuar me të njëjtën periudhë. Nga një përllogari­tje paraprake janë rreth 136 milionë lekë më shumë sesa viti i kaluar dhe 130,000 kuponë të lëshuar më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë", tha Shimaj. Për zbatimin e planit operaciona­l "Stop Informalit­etit", strukturat e Hetimit Tatimor janë duke bashkëpunu­ar edhe me institucio­ne të tjera ligj zbatuese dhe kjo ka sjelle rritje të efektivite­tit, si dhe ndërgjegjë­simin e subjekteve për detyrimet që ata kanë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania