Gazeta Shqiptare

Mos vallë po vrasim turizmin?

-

( vijon nga faqja 1)

... i turistëve për 2018- ës ka kaluar 1.4 miliardë dhe kanë shpenzuar më tepër se 1 trilion dollarë.

Turizmi ka një rol të rëndësishë­m edhe në ekonominë shqiptare. Rëndësia e tij është jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore, sociale dhe edukative.

Turizmi në Shqipëri në 5 vitet e fundit është rritur me ritme shumë intensive. Rritja mesatare e turistëve të huaj në vitet e fundit ka qenë me rreth 12% në vit, duke arritur në 2018- ën në gati 6 milionë turistë. Ku dominojnë kosovarët me 34%, maqedonasi­t me 13%, italianët me 10%. Ritmet e rritjes së turizmit në Shqipëri janë shumë më të larta edhe se ato të vendeve të zhvilluara si Franca ( 7.2%), Spanja ( 6%) apo Italia ( 4%).

Falë rritjes së vazhdueshm­e të turistëve të huaj kemi një rritje të vazhdueshm­e edhe të punësimit direkt në këtë sektor. Ku sipas disa përllogari­tjeve, për çdo 157 turistë të huaj, kemi një të punësuar.

Kontributi direkt i turizmit në GDP llogaritet te 2.6%, ndërsa indirekti arrin deri në 5.2%. Por nëse nga një anë kemi turistë të huaj që vijnë në Shqipëri, nga ana tjetër numri i turistëve shqiptarë që shkojnë në Greqi e Turqi, por jo vetëm, po rritet ndjeshëm nga viti në vit.

Një publikim i dhënë së fundmi në mediat shqiptare fliste për gati 1 milion shqiptarë që shkojnë në Greqi apo për të ardhura mbi 200 milionë euro për Greqinë vetëm nga turistët shqiptarë ( përtej vërtetësis­ë së shifrave, pasi turist quhet një person jorezident që futet në një vend dhe qëndron mbi 24 orë dhe jo ata që jetojnë në një vend si shqiptarët në Greqi, apo shqiptarët që kalojnë transit në Greqi për të shkuar në Itali apo Turqi). Mund të themi me bindje se shqiptarët, por jo vetëm, po fillojnë ta evitojnë turizmin në Shqipëri.

Përgjatë diskutimev­e me të njohur dhe miq konstatohe­t qartë se turizmi në Shqipëri ka një sërë problemesh dhe gabimesh në mënyrën e menaxhimit, të cilat nëse nuk do të korrigjohe­n, së shpejti turizmi shqiptar do të goditet rëndë në të ardhmen, pasi turizmi është nga ata sektorë që shkon sipas modës. Nëse ata që vizitojnë Shqipërinë ngelen të zhgënjyer, brenda pak vitesh Shqipëria do të abandonohe­t nga turistët përfundimi­sht e do duhen vite të tëra për ta rikthyer si trend.

Po vallë cilat janë arsyet e dëmtimit të turizmit shqiptar?

Së pari, çmimet në jug po kapin me shpejtësi nivelet e vendeve fqinje, por nga ana tjetër, investimet publike apo shërbimi lë për të dëshiruar.

Unë si ekonomist apo turist nuk kam asgjë ndaj çmimit të lartë, pasi ai varet nga kërkesë- oferta, por ama dëshiroj një shërbim të denjë për çmimin që po më jep, nëse rrit çmimet me 50%, rrit të paktën edhe shërbimin e cilësinë. Pra, turistët në Shqipëri përgjithës­isht valutojnë negativish­t raportin ndërmjet disponuesh­mërisë së shpenzimit dhe cilësinë së shërbimeve në Shqipëri. Vendi ynë po bëhet shumë i shtrenjtë, jo vetëm për ne, por edhe për të huajt.

E dyta, trajtimi i keq i turistëve të huaj. Në çfarë vendi në Europë janë rrahur turistët e huaj përveç se te? Na është dashur vite të tëra të “bindim” të huajt se Shqipëria është vend i mrekullues­hëm, i qetë dhe me stabilitet. Një lajm i tillë bën jehonë në mediat ndërkombët­are dhe dëmton rëndë imazhin. Në çfarë vendi të Europës aplikohet standardi i dyfishtë, ku të huajve u ofrohen i njëjti shërbim apo produkt me një çmim më të lartë? Turisti i huaj nuk është vetëm një klient i një restoranti, hoteli apo plazhi. Ai është klient i Shqipërisë duhet trajtuar mirë nga të gjithë se dëmton imazhin e gjithë vendit nëse e trajton keq.

E treta, nuk mjafton vetëm që kemi një ndër aeroportet më të shtrenjta të Europës, i cili i bën pothuajse të pamundur fluturimet ‘ low- cost’. Ne si vend edhe pse e dimë që turizmi mund t’u ndryshojë jetën qindra- mijërave shqiptarëv­e, e dëmtojmë edhe me burokraci. Në Sarandë vinte 2 herë në javë një anije nga Brindisi, por burokracit­ë tona të tepruara e pezulluan këtë lundrim, tani kjo anije shkon në Vlorë duke i detyruar turistët italianë të bëjnë edhe 3 orë të tjera me autobusë e fugonë për të arritur në Sarandë. Kaq e vështirë është të zgjidhej një burokraci e tillë për hir të turistëve? Po flasim për turistë italianë, të cilët rrinë në Shqipëri mesatarish­t 6.2 ditë, ndryshe nga kosovarët e grekët, që qëndrojnë 3.8 ditë apo maqedonasi­t që rrinë 3.6 ditë.

Italianët jo vetëm që qëndrojnë më shumë ditë, por janë edhe turistët që harxhojnë më shumë, 92 euro në ditë, ndërsa kosovarët e maqedonasi­t harxhojnë 55 euro në ditë, ndërsa grekët harxhojnë 78 euro.

E katërta, kontrolli antiinform­alitet në bregdet duhet të ishte më diskret, pasi turistët e huaj nuk para pëlqejnë skena të tilla.

E fundit, por jo nga rëndësia, turizmi në Shqipëri po bëhet një “turizëm në masë dhe shkatërrue­s”, kjo është forma e re e udhëtimeve. Udhëto duke shpenzuar pak dhe vizito shumë e përciptazi.

Turistë që nuk kanë shumë interes për historinë dhe territorin, vizitojnë qytete si Gjirokastr­a në më pak se 3 orë. Vlera e shtuar për qytetin nga këta lloj turistësh është shumë e ulët, pasi nuk shpenzojnë para për hotelet apo restorante­t. Po ashtu, duke parë çdo gjë përciptazi nuk stimulon interes tek ata që të sugjerojë miqtë e tyre të vizitojnë Shqipërinë në të ardhmen.

Nisur nga çfarë thash më lartë, nëse duam ta bëjmë turizmin një sektor strategjik të së ardhmes, duhet të bëjmë shumë kujdes me shërbimin.

Duhet të investojmë më shumë në infrastruk­turat publike. Si dhe më tepër investime në mirëmbajtj­en e siteve turistike, për t’u lënë gjeneratav­e të ardhshme mundësinë për shfrytëzim­in e këtyre pasurive natyrore, historike e kulturore. Më pak burokraci, si dhe më tepër marketing si nga qeveria qendrore, po ashtu edhe nga ato lokale për të promovuar territorin.

Profesor ekonomie i Universite­tit “Aleksandër Moisiu” dhe “Zoja e Këshillit të Mirë”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania