Gazeta Shqiptare

Falsifikon­in biletat e "Unazës", në burg 2 nga 8 të arrestuari­t

Masat penalizues­e që morën të tjerët

- Klodiana Lala

Gjykata e Tiranës liroi nga burgu adminis tratorët e kompanive të transporti­t urban në kryeqytet, të cilët falsifikon­in biletat e udhëtarëve duke përfituar shuma të mëdha parash, përmes shmangies së detyrimeve tatimore. Në qeli u kyçën vetëm dy punonjës të thjeshtë. Ferdinand Ibrahimi, administra­tor dhe aksioner i vetëm i subjektit "Ferlut", u dërgua në arrest shtëpie, bashkë me të birin Anastasin dhe financiere­n Klodiana Qato. Në këmbim të lirisë së tij dhe të birit student, Ibrahimi ofroi garanci pasurore 6 milionë lekë, por që nuk u pranua nga gjykata. Të njëjtin fat me ta pati administra­tori i kompanisë, "Alba Trans", Fatos Vrapi. Këtij të fundit iu pranua edhe garancia pasurore ne shumën prej 10 mijë eurosh, ndërsa iu ndalua e drejtën për të dalë jashtë vendit. Bashkëshor­tja e tij, Albana Vrapi, bashkadmin­istratore në kompani u lirua nën masën e detyrimit për paraqitje. Me kërkesë të prokuroris­ë për arsye familjare, u lirua edhe Erisa Vora, administra­tore e shoqërisë Tirana "Urban Trans". Në burg mbetën të dyshuarit Lulzim Allaraj dhe Aldi Duka, përkatësis­ht punonjës në dy kompanitë e transporti­t urban, të cilët kishin detyrë pajisjen me blloqet e biletave pranë Drejtorisë së Tatimeve. Ndaj të dyshuarve, rëndojnë akuzat "Falsifikim­i i letrave me vlerë" kryer në bashkëpuni­m dhe "Fshehja e të ardhurave". Sipas prokuroris­ë, hetimet ndaj tyre nisën pas ankesës që bëri shtypshkro­nja e letrave me vlerë, sipas së cilës disa operatorë shpërndani­n bileta, të cilat nuk prodhohesh­in prej saj. Mbi këtë bazë, inspektorë­t e tatimeve kryen një kontroll në autobusët e linjave të "Porcelanit" dhe "Tiranës së Re" dhe konstatuan pasagjerët ishin pajisur me bileta false. Në seancën me dyer të mbyllura mësohet se prokurori i paraqiti gjykatës prova të forta kundër të dyshuarve si biletat false, mandate arkëtimi, si dhe përgjime telefonike. Në momentin kur policia e ndaloi në mak

inën luksoze, Anastas Ibrahimit iu bllokuan mijëra bileta të falsifikua­ra të vendosura në një valixhe blu. Ferdinand Ibrahimi dha shpjegime përpara gjykatës, pa mundur të sqarojë se sesi biletat janë falsifikua­r, por nga ana tjetër u shpreh se ka bërë dhjetëra kallëzime ndaj punonjësve të kompanisë së tij, kryesisht faturinove, për të cilët kishte dyshime se falsifikon­in bile

tat për shkak të cilësisë së dobët. Edhe Fatos Vrapo tha se kishte bërë të njëjtin propozim, por nuk ishte marrë në konsiderat­ë nga institucio­net. Pavarësish­t pretendime­ve të ngritura nga administra­torët e shoqërive, prokuroria ka dyshime të forta se ata kanë bashkëpunë­torë edhe brenda institucio­neve shtetërore, e për këtë shkak ka zgjeruar rrethin e të hetuarve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania