Gazeta Shqiptare

Ndryshime në "Dance with Me", largohet Robert Aliaj dhe Çiljeta Xhilaga

-

with Me" është një nga programet më të ndjekura të TV "Klan". Çdo sezon stafi sjell çifte të reja VIP- ash, që nuk kanë lidhje me kërcimin, por që provojnë veten në një fushë tjetër të artit. Për këtë vit deri tani janë zbuluar disa prej konkurrent­ëve, si për shembull:

Kejvina

Kthella çift me Eduart

Ndocajn,

Eliona

Pitarka me

Mateus

Frrokun,

Florian

Agalliu me Era Rusin, ndërsa Ermal Peçi me Eva Muratin, ndërsa pas largimit të Çiljetës, Valer Kolnikaj do të jetë me Marsela Çibukajn. Një pjesë e rëndësishm­e e "Dance With Me" është edhe juria, me gjykimin dhe komentet e tyre rreth performanc­ave, por sipas "News 31" ajo nuk do të jetë më e njëjta që kemi parë për vite me radhë. Sipas burimeve të portalit, Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë, ndërsa vendin e tij nuk dihet ende se kush do ta zërë. Emrat e çifteve që do të konkurrojn­ë këtë vit u bënë me dije muajin e kaluar, por në prag të nisjes së spektaklit, ka ndryshime! Çiljeta, e cila thuhej se do të ishte krah Valer Kolnikajt nuk do të jetë pjesë e "Dance with Me". E kontaktuar nga "Anabel. al", Alketa Vejsiu tha se Çiljeta nuk ka qenë pjesë e konkurrent­ëve që nga momenti i krijimit të çifteve. Krahë Valer Kolnikajt do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj. Nëse deri në fillimin e spektaklit të kërcimit nuk do të ketë më ndryshime të tjera, çiftet e tjera janë: Florian Agalliu & Era Rusi, Kejvina Kthjella & Eduart Ndocaj dhe Mateus Frroku me Eliona Pitarkën. Ndërkohë, emri i partneres së Ermal Peçit është zbuluar dhe ajo do të jetë moderatorj­a Eva Murati. Si çdo vit, edhe këtë sezon "Dance with Me" do të prezantohe­t nga Alketa Vejsiu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania