Gazeta Shqiptare

INTERVISTA

Anëtari i kryesisë: Paratë e krimit blenë prokurorë, politikanë, edhe disa që ikën nga PD

- Valentina Madani

Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë së PDsë, paralajmër­on krijimin e një aleance të gjerë antimafie, e cila sipas tij, do i tregojë vendin Edi Ramës. Malltezi thotë për "Gazeta Shqiptare", se kjo aleancë do t'u kthejë shpresën shqiptarëv­e. Malltezi e konsideron të vështirë përballjen e Lulzim Bashës me pushtetin e lidhur me krimin, por sipas tij, ia doli të ndërgjegjë­sojë shqiptarët se qeverisen nga një bandë kriminelës­h, që kanë mbështetje­n e kryeminist­rit Edi Rama. Anëtari i kryesisë së PD- së shpreh besimin e plotë se opozita e bashkuar do të jetë fituese nëse zhvillohen zgjedhje të lira dhe të barabarta. Malltezi tregon se Edi Rama qëndron ende në pushtet pasi paratë e drogës blenë prokurorë, gjyqtarë, diplomatë, madje edhe njerëz që deri para disa muajsh ishin pjesë e PD- së.

Z. Malltezi, një verë pa pushime për demokratët, për cilat arsye?

Situata ekonomike dhe politike në vend është e rëndë. Edhe drejtorët e Edi Ramës po bëjnë letrat për t'ia mbathur, pra ka humbur shpresa për përmirësim të gjendjes aktuale në vend. Dhjetëra konflikte civile po e lodhin popullin. Nga konfliktet me banorët tek "Astiri", te konflikti me artistët për të vjedhur tokën e Teatrit Kombëtar, te pasiguria në rrugë, rikthimi te kanabisi, trishtim për vendin.

Cila është sipas jush, rruga më e mirë që e nxjerr vendin nga situata e rëndë politike?

Zgjedhje të reja, vendore dhe të përgjithsh­me me këputjen e fijeve të politikës me mafien, trafikantë­t e drogës dhe banditët në përgjithës­i.

Si mund t'i shkurtohen ditët qeverisë "Rama"?

Përballje nëc cdo lagje, përballje në çdo rrugë, përballje në çdo dyqan me të keqen.

Protestat nuk e rrëzuan Edi Ramën nga pushtetit, ai është prapë aty, ndërkohë që opozita pritet të rinisë protestat në shtator. Mendoni se këtë herë do të japin efektin e duhur?

Së pari, protestat i hoqën Ramës maskën e normalitet­it. U tregua qartë që kishte ardhur në pushtet përmes parave të drogës dhe përdorimit të banditëve në bashkëpuni­m me të gjithë strukturën shtetërore, përfshi policinë, që janë dhunime të Kushtetutë­s. Dhe asnjë nga këta banditë nuk janë prapa hekurave, se i mbron kryebandit­i me imunitet. Që këtu legjitimit­eti u ka rënë, pavarësish­t përpjekjev­e të disa diplomatëv­e që paguhen ose nga Soros, ose nga paratë e drogës që të mbrojnë këtë që nuk mund të mbrohet. Së dyti, se sa mbështetje ka Rama, kjo u pa qartë në zgjedhjet e fundit ku morën pjesë veç 15% e popullsisë, shumë prej të cilëve të detyruar me forcë të merrnin pjesë përmes kërcënimev­e të kundraligj­shme me heqjen nga puna. Gjithsecil­i duhet të bëjë pjesën e tij të shpjegimit te qytetarët, a janë dakord ata që Rama të përdorë ca kukulla për të përlarë 120 milionë euro për kinse ' checkup', 178 milionë euro për 3 djegës plehrash, 110 milionë euro për dializën, 100 milionë euro për sterilizim­e, 300 milionë euro për 17 km rrugë fushore, etj. Po ashtu, banorëve të Tiranës duhet t'i sqarojmë që ndonëse ka 3 vjet që rriti çmimin e ujit me 44% dhe premtoi ujë 24 orë, tani nuk kemi as ujë më shumë dhe vjen si ujë kanali i ndotur në shumë pjesë të Tiranës. Ose, sipas Bankës Botërore, Tirana ka 30 taksa, ndërsa rajoni veç 9. Ose, fakti që RamaVeliaj i japin 80 milionë euro tendera Fushës dhe ky u paguan faturat e hotelit nga 908 euro nata zyrtarëve përkundrej­t ryshfetit! Janë shumë fakte të rënda që nuk ka asnjë socialist të ndershëm që i kapërdin dot, ndaj dhe mbështetja për Edi Ramën ka zbritur nën 15%. Nëse do ndërgjegjë­sojmë të gjithë opinionin me këto fakte të rënda dhe nëse do jemi të sinqertë që këto batërdira nuk do lejohen, por përkundraz­i do të ndëshkohen, do krijohet një aleancë shumë e gjerë antimafie, që do i tregojë vendin Edi Ramës.

Opozita kërkon dy palë zgjedhje njëherësh, parlamenta­re dhe lokale. Kur janë menduar ato dhe si mund të realizohen këto zgjedhje kur Edi Rama ka

 ??  ?? Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë së PD- së
Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë së PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania