Gazeta Shqiptare

"Përballja e Bashës, e vështirë", Malltezi: Zgjidhja, një aleancë antimafie

"Rama po blen këdo, po tenton edhe opozitën"

-

PËR LULZIM BASHËN

"Ka pasur një përballje të vështirë për shumë faktorë. Para droge pafund janë përdorur për të blerë prokurorë dhe diplomatë, deri edhe njerëz që ishin në PD deri pak muaj më parë.

Nëse do arrijë të krijojë aleancë të gjerë antimafie për rikthimin e shpresës te shqiptarët, do jetë një shërbim madhor për vendin", tha z. Malltezi.

e KQZ- së janë gjithashtu ilegjitime.

Nëse zgjedhjet bëhet brenda vitit, është e gatshme opozita t'i fitojë ato?

Padyshim që sot jemi shumicë dhe do të triumfojmë bindshëm. Me gjithë angazhimin total të Edi Ramës në fushatën e paligjshme me frikësim, presione me vendet e punës, kërcënime ndaj bizneseve etj., veç 15% e qytetarëve morën pjesë, ndonëse edhe aty mijëra e shënuan haptazi se janë detyruar me mënyra antiligjor­e. varur dhe nuk kemi shtet ligjor. Nuk kemi gjykata, ndërsa prokurorin­ë e ka nën urdhër. Nuk është arrestuar asnjë bandit që doli nga përgjimet e "Bild". Nuk është arrestuar asnjë anëtar i KQZsë që shkeli ligjin. Pra, Rama vjen nga krimi dhe pastaj bëhet mburojë e krimit. Nëse do të kishte vepruar prokuroria ndaj krimeve zgjedhore dhe ndaj korrupsion­it galopant me 178 milionë euro për 3 djegës që nuk dihet çfarë janë, me biznesmenë që përlajnë 80 milionë euro dhe pastaj u paguajnë faturat nga 900 euro nata në hotelet e luksit zyrtarëve, kjo qeverisje do të kish rënë me kohë.

Por duket sikur kryeminist­ri ka dhe mbështetje­n e ndërkombët­arëve...

Rama gëzon mbështetje nga disa diplomatë që janë këtu dhe shijojnë paratë e drogës ( nga ata diplomatë që bënin dëshmitari­n e rremë dhe thoshin që Shqipëria ka luftuar drogën në kohën kur Balili ishte drejtor transporti në Sarandë dhe Habilajt bënin 5000 faqe përgjime trafik droge me makinën e ministrit të kohës), ose diplomatë të huaj që i shërbejnë Soros në vend të shtetit ligjor dhe pastaj Soros lobon me 10 milionë dollarë për këta diplomatë. Fatkeqësis­ht këta nuk janë njerëz të lirë, por të kapur dhe nuk mbrojnë parimet e shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira, që nuk vihen në dyshim në vendet e tyre.

Vetë PD- ja është solide brenda saj në betejën për largimin e Edi Ramës nga pushteti?

Padyshim, PD- ja është solide në rrëzimit e kësaj bande nga pushteti. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar kanë qenë unanime në vendimin për përdorimin e çdo mjeti për rrëzimin e Ramës nga pushteti. Rama bleu disa hallexhinj përmes ryshfeteve dhe tenderave, por duke blerë me para të pista njerëz që në politikë ishin për të bërë plaçkë, Rama mori mbi vete çdo pisllëk të mbetur në politikë.

Si e shikoni drejtimin e opozitës nga Lulzim Basha në përballjen me mazhorancë­n e majtë?

Ka pasur një përballje të vështirë për shumë faktorë. Para droge pafund janë përdorur për të blerë prokurorë dhe diplomatë, deri edhe njerëz që ishin në PD deri pak muaj më parë. Nëse do arrijë të krijojë aleancë të gjerë antimafie për rikthimin e shpresës te shqiptarët, do jetë një shërbim madhor për vendin. Ka komente të ndryshme, por psh., ligji i Dekriminal­izimit të cilin në fillim e përqeshën po jep rezultate dhe u tregoi shqiptarëv­e se Rama kishte futur 19 banditë si deputetë parlamenti dhe tani edhe në votimet moniste i vetëm, prapë Rama futi banditë për kryetarë bashkish. Pra, disa përballje parlamenta­re që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur mediatike po i shërbejnë vendit dhe po tregojnë qartë se Rama nuk vjen dot në pushtet pa banditët dhe paratë e drogës dhe korrupsion­it.

Sipas jush, ka ardhur koha që z. Basha të ulet në bisedime me mazhorancë­n, apo duhet vijuar beteja bashkë me qytetarët për largimin e kryeminist­rit?

Nuk ka pse njëra të përjashtoj­ë tjetrën, por mendoj që sensibiliz­imi i qytetarëve mbi zezonat që kanë pllakosur vendin do jetë faktori më kryesor i suksesit të Shqipërisë ndaj mafies në pushtet. PD- ja tani nuk ka asnjë pushtet, të gjitha i ka kapur Edi Rama, por a është vendi më mirë apo më keq? Shpresa e humbur edhe te drejtorët e Ramës është treguesi më i qartë i gjendjes së vendit.

 ??  ?? Kreu iopozitës, Lulzim Basha me Jamarbër Malltezin
Kreu iopozitës, Lulzim Basha me Jamarbër Malltezin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania