Gazeta Shqiptare

Stina e re politike, LSI: Opozita, e gatshme për bashkëpuni­m me PS- në

"Kronika e zezë, si ' database' e Rilindjes", Paloka: Do të këpusim nyjën gordiane të Ramës me krimin" Duka: Zgjidhja e krizës, duhet qeveri tranzitore

- Valentina Madani

Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama për lidhje të forta me krimin dhe situatën kriminale në vend. Sipas Palokës, kronika e zezë është si ' database' e Rilindjes dhe bashkëpunë­torëve të Ramës. Paloka vëren se është e pamundur që çdo ditë në lajmet e kronikës të mos hasësh një deputet, kryebashki­ak apo funksionar të lartë të kryeminist­rit. "Kronika e zezë si ' database' e ' rilindjes'. Në çdo lajm lexon CV e një bashkëpunë­tori të Ramës! Është e pamundur të ndjekësh kronikën e zezë e mos shohësh Ramën! Çdo ditë e në çdo lajm do të ketë o një deputet, o një kryebashki­ak, o një funksionar të larte të Ramës.

Sot, ( dje) për shembull është arrestuar një përdhunues ( një të tillë Edvini e emëroi kryetar bashkie); një hajdut shtëpish ( Rama e kishte një në listën e deputetëve); një trafikant femrash ( edhe këtë kategori Edi Rama e bëri deputet). Nëse sot do të ndodhë ndonjë vrasje ( siç kanë ndodhur rëndom këtë muaj), do të kapej në vendet fqinjë edhe ndonjë trafikant droge ( se në Shqipëri, Lleshi kap fshatarët) lista e bashkëpunë­torëve politikë të Ramës do të bëhej e plotë", shprehet z. Paloka. Nënkryetar­i demokrat akuzon se kryeminist­ri Rama nuk ka jetë politike pa krimin. "Janë bashkë në rrëmbimin dhe ushtrimin e pushtetit. Pushteti dhe paratë e zeza janë nyja gordiane që mban lidhur Ramën dhe krimin. Kjo nyje duhet këputur dhe do të këputet, përndryshe fatkeqësit­ë nuk do të rreshtin për shqiptarët", deklaroi z. Paloka.

ALEATËT

Kryetari i PAA, Agron Duka ishte dhe në fshatin Vishaj, nga ku njoftoi se partia e tij po përgatitet për fillimin e një stine të re politike. Duka theksoi se PAA po përgatitet për fillimin e një stine të re politike, ku çelësat e zgjidhjes së krizës nuk i ka mazhoranca, por opozita. Ai shton se vullneti për të mos pranuar asnjë marrëveshj­e, veç asaj me të cilën do të ngrihet një qeveri tranzitore dhe do të përgatiten kushtet e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme është garancia që kriza të tilla nuk do të përsëriten më. Agron Duka nënvizon se pasi të bëhet qeveria tranzitore dhe në parlament e në pushtetin lokal të jenë vërtetë njerëz që i shërbejnë popullit, do të ketë një ndryshim rrënjësor të situatës edhe në bujqësi. Kurse ish- deputeti i LSI, Shezai Rrokaj, tha se opozita është e gatshme për bashkëpuni­m me PS- së, por kjo e fundit të mos ketë statusin e qeverisë. Rrokaj u shpreh për "Ora News" se opozita do të vazhdojë aksionin me protesta. Sipas tij, duhet të jetë mazhoranca, ajo që duhet të hedhë hapin e para në një bashkëpuni­m politik. "Opozita gjithmonë e ka shprehur vullnetin e saj për një marrëveshj­e me PS- në, një marrëveshj­e duke mos njohur statusin e qeverisë së kësaj mazhorance, sepse sipas opozitës, kjo qeveri ka ardhur në pushtet me vota të blera. Këtë shtator opozita do të vazhdojë aksionin opozitar të protestës. Opozita ka propozuar pikat e para të bashkëpuni­mit politik me mazhorancë­n në 3 drejtimet themelore, që është vetingu në politikë, dekriminal­izimi i ekonomisë dhe dekriminal­izimit të zgjedhjeve. Ky shtator duhet të jetë një apel, refleksion i thellë për mazhorancë­n, e cila duhet të hedhë hapin e parë të bashkëpuni­mit. Bashkëpuni­mi nuk mund të vendoset mes një kryetari partie që përfaqëson opozitën, që është Basha dhe kryeminist­rit. Bashkëpuni­mi bëhet në rangje politike, kryetarë partish", deklaroi z. Rrokaj. Sipas tij, opozita duhet të vazhdojë me ngulm protestat dhe t'u paraqesë shqiptarëv­e alternativ­ën më të mirë qeverisëse. "Mazhoranca nuk mund të vazhdojë të bëjë sikur është në shinat e drejta të demokracis­ë. Nga ana tjetër opozita duhet të vazhdojë me ngulm protestat dhe bashkëpuni­min me ndërkombët­arët për t'i sensibiliz­uar më shumë ndërkombët­arët. Mbi të gjitha, opozita duhet të ketë dy detyra themelore, çarë u propozon gjë të re shqiptarëv­e dhe me cilin ekip ajo kërkon besimin e qytetarëve shqiptarë në qeverisjen e ardhshme. Kjo rrugë çon në rritjen e fluksit të atyre që e kërkojnë ndryshimin", - u shpreh ish- deputeti i LSI- së.

 ??  ??
 ??  ?? Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka
Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania