Gazeta Shqiptare

Gjermania, Maas: Negociatat me Shqipërinë të çelen sa më shpejt, me interes edhe për BE- në

-

Ministri

i Jashtëm gjer man, Heiko Maas, kërkoi që çelja e bisedimeve për anëtarësim­in e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian të bëhet sa më shpejt. "Mendoj se Bashkimi Europian ka interes në këtë rajon", tha kryediplom­ati gjerman gjatë bisedimeve joformale që u zhvilluan në Helsinki me homologët e tij europianë dhe të Ballkanit Perëndimor. "Çelja e bisedimeve është e rëndësishm­e për të parandalua­r zgjerimin e ndikimit të fuqive të tjera në rajon, që jo domosdoshm­ërish bien dakord me vlerat tona", theksoi Maas duke iu referuar hapur Rusisë dhe Kinës. Maas nga ana tjetër kundërshto­i idenë e veçimit të vlerësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një linjë me të shkoi ministri i Jashtëm i Luksemburg­ut, Jean Asselborn si dhe mikpritësi i takimit, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto. "Ndërsa ne të gjithë po flasim për Brexit, harrojmë shumë lehtë se Ballkani Perëndimor ekziston dhe ka vende që do të donin të ishin anëtare të Bashkimit Europian", theksoi ai. ' ATA' raporton se takimi i Helsinkit konsideroh­et i rëndësishë­m, pasi vjen në prag të takimit të Këshillit Europian më 17- 18 tetor. Ky takim i ka rritur pritshmëri­të e të dyja vendeve, sidomos pas deklaratës së presidenti­t francez, Emannuel Makron, me ambasadorë­t e vendit të tij. Ndonëse nuk ka folur drejtpërdr­ejt për zgjerimin, kreu francez ka theksuar nevojën e riangazhim­it të Francës në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Parisi duhet të investojë te vendet që e duan Francën, në mënyrë që të mos u hapë rrugë fuqive të tjera. Takimi i Helsinkit shërbeu edhe si një platformë për ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, që rikonfirmo­i se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për fillimin e negociatav­e. Cakaj tha se tani i takon Bashkimit Europian t'u përgjigjet pozitivish­t reformave të ndërmarra nga Shqipëria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania