Gazeta Shqiptare

"Rruga e Arbrit", Rama: Do ta ndërtojmë me PPP për 3 vite

"Për ata që s'dinë ç'janë PPP- të, parazitët e hipokritët"

-

Kryeminist­ri Edi Rama postoi dje në faqen e tij në "Facebook", një video me shtrirjen e gjurmës së "Rrugës së Arbrit". Bashkë me pamjet e publikuara, Rama përcolli edhe një mesazh të fortë për të gjithë ata, që siç shkruan ai, "nuk dinë ç'janë PPP- të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurura të politikanë­ve e komentator­ëve parazitë, hipokritë e smirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë". "Ata që nuk dinë ç'janë PPP- të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurura të politikanë­ve e komentator­ëve parazitë, hipokritë e smirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë: Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet ( sepse ka edhe shumë e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s'mund t'i hedhë tërë ato fonde në një gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshj­e me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit", shkruan Rama ndërsa shton se "Rruga e Arbrit" është një vepër inxhinieri­ke komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetëra e dhjetëra vitesh pritjeje e premtime, falë një Partnerite­ti Publik Privat. "Shtrirja e gjurmës së ' Rrugës së Arbrit', përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam. ' Rruga e Arbrit' është një vepër inxhinieri­ke komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetëra e dhjetëra vitesh pritjeje e premtime, falë një Partnerite­ti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, brenda vitit 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, brenda vitit 2031", shprehet z. Rama.

INSPEKTIMI

Kryeminist­ri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektuan dje rikonstruk­sionin e godinave në "Qytetin Studenti". Shefi i

DEKLARATA

"Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet ( sepse ka edhe shumë e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s'mund t'i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshj­e me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit", theksoi z. Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku Veliaj, gjatë inspektimi­t të djeshëm në "Qytetin Studenti"
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku Veliaj, gjatë inspektimi­t të djeshëm në "Qytetin Studenti"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania