Gazeta Shqiptare

"Tales of the Invisible" titullohet pjesa muzikore e Cheryl Frances- Hoad

Romani i Gazmend Kapllanit frymëzon kompozitor­en britanike

-

Handbook', në anglisht). Romani im është përshtatur për skenë teatri në Danimarkë, Greqi dhe Kili, por kjo është hera e parë që shërben si pikë referimi dhe frymëzimi për një kompozitor/ e të famës botërore. Mirënjohje", vërejti shkrimtari në faqen e tij në "Facebook".

Gazeta "The Guardian" shkruan se pjesa e saj e re muzikore, e porositur nga festivali Presteigne ku ajo është kompozitor­e në rezidencë, është "Tales of the Invisible". Pjesa bazohet në "kufijtë e padukshëm psikologji­kë" të përmendur nga Gazmend Kapllani në prologun e librit të tij "Ditar i shkurtër kufijsh". Kuptimi sipas "The Guardian" është ai i një klarinete jeton mes Europës dhe SHBA- ve, ku punon si lektor i Letërsisë dhe Historisë së Europës në "Kolegjin Emerson" të Bostonit.

PJESË NGA LIBRI

Gazmend M. Kapllani - DITAR I SHKURTËR KUFIJSH ( sh. b. Nerajda)

"Kufijtë nuk i adhuroj. Që të jem i sinqertë, as nuk i përçmoj. Thjesht i kam frikë dhe ndjehem keq kur gjendem fillikat me ta. E kam fjalën, kryesisht, për kufijtë e dukshëm, gjeografik­ë, ata që ndajnë nga njëri- tjetri vendet, shtetet, kombësitë. Akoma edhe sot, në një botë ku kufijtë po bëhen gjithnjë e më shumë porozë, kur i kaloj më kaplon një ndjenjë e çuditshme: një përzierje çlirimi dhe ndrojtjeje. Kjo ndodh ndoshta për shkak të pasaportës që mbart me vete. Sidoqoftë, jam mësuar tashmë që kufijtë të më shohin me dyshim. Unë i shoh ata me përvëlim, me padurim që të kaloj në anën tjetër, kurse ata më vështrojnë gjithmonë me armiqësi ose me përçmim. Unë mundohem t'i marr me të mirë, t'i bind se nuk rrezikojnë prej meje, por ata sajojnë gjithmonë ndonjë pretekst për të më përzënë ose për t'iu shmangur një marrëdhëni­e të barabartë me mua.

Për të gjitha këto arsye, nuk e kam të vështirë të them se, prej shumë kohësh, vuaj nga sindroma e kufijve. S'është e lehtë t'ju shpjegoj me saktësi se çfarë është kjo lloj sëmundjeje. Ajo s'ekziston në listën e shqetësime­ve të njohura psikologji­ke siç janë për shembull frika e traumës, frika e lartësisë ose depresioni nervor. Mund t'ju jap një ide për simptomat që e shoqërojnë, por jo tani, pak më vonë. Sidoqoftë di se ekzistojnë edhe shumë e shumë të tjerë që vuajnë nga sindroma e kufijve. Ata që nuk u përvëluan kurrë nga dëshira për të kaluar kufijtë apo nuk janë ndier të refuzuar nga ndonjë kufi do ta kenë të vështirë të na kuptojnë...

Marrëdhëni­a ime e ndërlikuar me kufijtë fillon prej qëmoti. Prej fëmijërisë. Sepse, nëse do të vuash apo jo nga sindroma e kufijve, është më shumë çështje fati; varet se ku do lindësh.

Unë linda në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania