Gazeta Shqiptare

NË SHQIP FITUESJA E "INTERNATIO­NAL MAN BOOKER"

-

Fituese

e "Internatio­nal Man Booker Prize", 2018, Olga Tokarczuk vjen për herë të parë në shqip me përmbledhj­en me tregime "Sonatë për shumë tamburë". Me përkthimin e Astrit Beqirajt dhe logon e Botimeve IDK, libri është një galeri e pasur personazhe­sh të paharruesh­ëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banaliteti­t të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t'u kuturisur në kërkim të së panjohurës, të diçkaje ndryshe. Pas vellos banale të jetës së tyre të përditshme, autorja sheh atë çka befas trondit e shqetëson rendin e gjërave, kthen befas përmbys gjithçka në ekzistencë­n e tyre, duke i bërë kuptojnë se s'janë më të sigurt për atë që ndodh përreth. Secila prej historive të përmbledhu­ra në këtë libër shpalos talentin e madh të një prej shkrimtare­ve më origjinale të mijëvjeçar­it të ri. Olga Tokarczuk ( 1962) - konsideroh­et aktualisht shkrimtarj­a polake më e suksesshme e brezit të saj dhe një ndër shkrimtare­t më interesant­e europiane. E përkthyer në 30 gjuhë, Olga Tokarczuk është fituese e disa prej çmimeve më të rëndësishm­e ndërkombët­are, si e çmimit "Man Booker Internatio­nal Prize" ( 2018), Brückeprei­s ( Gjermani); "Kulturhuse­t Internatio­nal Literary Prize", Suedi. Në 2019, ajo u shpall fituese e "Prix Laure Bataillon" ( Francë) për librin më të mirë të përkthyer të vitit. Ky është libri i saj i parë që vjen në gjuhën shqip. Së shpejti Botimet IDK do të botojnë një prej kryeveprav­e të saj, romanin "Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve". që është si e huaj në kufi, një instrument i erës që vendosur mes telash jo si një uzurpuese, por si një prezencë e mundshme kërcënuese.

"Ditar i shkurtër kufijsh" është romani i parë i Gazmend Kapllanit, i shkruar në greqisht dhe deri më sot i botuar në italisht, frëngjisht, anglisht, polonisht e danisht, i vlerësuar shkëlqyesh­ëm nga kritika. Sipas mediave prestigjio­ze europiane, "ky libër është shkruar me dorë të lehtë dhe zemër të rëndë" ( The Guardian); "Autori kombinon humorin absurd të George Mike në librin "Si të jesh i huaj" me meditimin filozofik të Milan Kunderës..." ( The Indipenden­t); "Është libër origjinal, njëkohësis­ht i ndjeshëm, kritik dhe i distancuar" ( Le Monde). Vepra të tjera të autorit janë "Në kërkim të tjetrit", "Kontraband­ë muze", "Më quajnë Europë" dhe "Faqja e fundit". Gazmend Kapllani lindi në Lushnjë, më 1967. Emigroi herët në Greqi, ku jetoi për shumë vjet e, përkrah punëve të lodhshme, kreu studimet për Filozofi në Universite­tin e Athinës, doktoratur­ën e Arteve në Universite­tin Panteion të Athinës, ku ishte edhe lektor i Historisë së Ballkanit. Editoriali­st e të përditshme­s greke "Ta Nea", nga 1999- 2011, i njohur dhe vlerësuar ndërkombët­arisht si gazetar e shkrimtar. Aktualisht Kapllani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania