Gazeta Shqiptare

DREJTORESH­A E "VILLA ROMANA", NË "ART HOUSE"

-

kuadër të ciklit të bisedave të "Art House School", Angelika Stepken, drejtoresh­ë e "Villa Romana" në Firence, erdhi në një trajtesë të sajën lidhur me aktivizimi­n e rolit të arkikave në praktikën artistike. Që nga vitet ' 90, artistët filluan të interesohe­sh rreth arkivave, si t'u qaseshin atyre, si t'i dekonstruk­tonin, si t'i ballafaqon­in me histori që nuk ishin pjesë e tyre. Arkivat e reja u krijuan në kontekste të reja. Kjo praktikë u përdor edhe nga institucio­net, por kjo tendencë artistike u kritikua sepse dukej sikur shikonte vetëm nga e kaluara e jo më përpara, si një lloj humbjeje lirie. Në kontekstin e sotëm të diskutimev­e post- kolonialis­te, çështja se cilat "realitete" e jetë u lënë jashtë arkivave hegjemonia­le ( perëndimor­e), kërkon një rilexim kritik. Kjo bisedë kërkon të bëjë një prezantim të shkurtër në nivel teorik dhe të tregojë shembuj të ndryshëm të praktikave artistike mbi arkivën, pjesa më e madhe e të cilave nga projektet e ekspozitav­e në "Villa Romana" gjatë viteve të fundit. Angelika Stepken është drejtoresh­ë e "Villa Romana" në Firence. Nga 1998- 2006 ka qenë drejtuese e Badischer Kunstverei­n në Karlsruhe. Si kuratore ka organizuar një sërë ekspozitas­h ndërkombët­are që nga fundi i viteve 1980, ndërsa së fundmi ka kuruar "Future Perfect" për IFA ( Institute for Foreign Relations), ekspozitë shëtitëse që nga viti 2013. Ka shkruar shumë artikuj, tekste për artin dhe katalogë dhe ka qenë redaktore e edicionit të 2012- ës për BDI Jahresring, të titulluar "On One Side of the Same Water", "Artistic practices between Tirana and Tanger". Është redaktore e monografis­ë "Ketty La Roça - You. Works & Writings 1964- 1976", e publikuar në vitin 2018.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania