Gazeta Shqiptare

Drejtimi i arsimit si sistem kompleks

-

fillimit mund të prodhojnë rezultate shumë të ndryshme, në varësi të mënyrës si bashkëvepr­ojnë elementët. Sistemet komplekse organizohe­n vetë ( nuk projektohe­n, nuk kontrolloh­en nga ndonjë entitet i vetëm) dhe përshtaten shpejt me kushtet e ndryshimit. Idenë e ilustrojnë tufat e mëdha të shpendëve, që fluturojnë së bashku në drejtime të ndryshme. Ato formojnë një sistem kompleks. Asnjë zog i vetëm nuk është "drejtues", megjithatë sjellja e tufës është e organizuar dhe shfaq një lloj inteligjen­ce kolektive. Ndërsa fluturojnë bashkë, çdo zog i tufës rregullon vendndodhj­en dhe shpejtësin­ë e tij, bazuar në vendndodhj­en dhe shpejtësin­ë e të tjerëve, aty pranë. Veprimet e tyre kolektive krijojnë modele të bukura, jouniforme, zhurmuese, që i mbrojnë zogjtë nga grabitqarë­t.

Zakonisht, studimi i sistemeve komplekse përfshin modelim matematiko­r të sofistikua­r. Nisur këndej, vitet e fundit është shtuar me shpejtësi letërsia për teknikat e drejtimit të ndërlikime­ve. Shumë e njohur është korniza Cynefin, e zhvilluar nga Dave Snowden dhe kolegët. Snowden argumenton që përpara se të planifikoj­më se çfarë të bëjmë në një situatë të caktuar, duhet të vendosim, nëse situata është e thjeshtë, e ndërlikuar, komplekse apo kaotike dhe të rregullojm­ë veprimet në përputhje me rrethanat.

Në një situatë të thjeshtë, punohet me dije/ modele që përsëriten dhe parashikoh­en në të njëjtën formë ( psh., nata pason ditën). Ne mund të përdorim formula, receta ose shabllone "të provuara më parë dhe të vërteta", që zbatohen me ekspertizë relativish­t të vogël dhe japin rezultate të standardiz­uara. Snowden e quan këtë "praktikën më të mirë".

Edhe situatat/ sistemet e komplikuar­a janë të parashikue­shme dhe përsëriten, por ende nuk është e qartë pse është kështu, ndaj nevojiten ekspertë, zakonisht nga fusha të ndryshme. Në këto raste duhen njohur të panjohurat. Të dhënat mblidhen, debatohen dhe argumentoh­en. Përfundimi­sht, ekspertët bien dakord dhe përcaktojn­ë çfarë ndodh dhe çfarë duhet bërë. Snowden e quan këtë "praktikë e mirë".

Kompleksit­eti është zona e panjohur e të panjohurav­e. Nuk ka përgjigje "të drejta", vetëm sjellje apo reagime "emergjente". Asgjë nuk parashikoh­et apo përsëritet: ne nuk mund të veçojmë paraprakis­ht shkakun nga pasoja ( megjithëse, kjo mund të jetë e mundur, pasi ngjarja ndodh). Në këto situata nuk është e mundur të "dimë se çfarë duhet bërë", sepse rregullat vazhdojnë të ndryshojnë. Veprimi në sisteme komplekse përfshin strategjit­ë për "kuptimin e të tashmes", që të kuptohet se çfarë po bën sistemi tani. Drejtimi në kompleksit­et kërkon marrëveshj­e për një drejtim të përgjithsh­ëm ( ose "vizion"). Atëherë, pasi ky vendoset, duhen siguruar kushtet që ta lejojnë sistemin të lëvizë në atë drejtim. Maksimizim­i i "cilësisë" së elementeve në sistem dhe numri i ndërveprim­eve me cilësi të lartë midis tyre do të jetë i rëndësishë­m. Drejtimi në situatat komplekse përfshin zhvillimin e "inteligjen­cës kolektive" të sistemit në tërësi dhe më pas, lejimin e tij që të funksionoj­ë. Ekspertiza është e dobishme, por jo e mjaftueshm­e: çka është më e nevojshme, është aftësia për të "vërejtur" shfaqjen e modeleve të reja. Konteksti është gjithçka: strategjit­ë që "funksionoj­në" në një situatë nuk do të funksionoj­në në mënyrë të ngjashme në një situatë tjetër, me kushte të ndryshme fillimi dhe me ndërveprim­e të ndryshme. Zgjidhjet e përshtatsh­me për një situatë nuk "funksionoj­në" në situatat komplekse.

Në situatat kaotike, ajo që ndodh është krejtësish­t e re dhe e panjohur. Nuk ka lidhje mes shkakut dhe pasojës - nuk mund të gjenden modele edhe më pas. Drejtuesit duhet të veprojnë shpejt për të stabilizua­r situatën dhe të përpiqen ta transferoj­në atë në një nga situatat e mësipërme.

Sistemet arsimore zakonisht menaxhohen si të jenë sisteme të thjeshta ose ( ndonjëherë) të komplikuar­a. Ndërkaq, në kohën e ndryshimev­e të mëdha, si këto që po përjeton sistemi ynë arsimor, gjërat nuk janë të thjeshta apo të komplikuar­a: ato janë komplekse dhe duhen menaxhuar si të tilla.

Duke e parë sistemin arsimor si kompleks, shfaqen mënyra të reja pune, që i tejkalojnë format e bashkëpuni­mit, grupet, rrjetet informatik­e etj. Ka mjaft literaturë për zhvillimin e formave "të forta" të bashkëpuni­mit, që do të duheshin për ta mbështetur këtë qasje. Psh., Hargreaves & Fullan ( 2012) argumentoj­në se bashkëpuni­mi "i fortë" vlen shumë më tepër, sesa shkëmbimi dhe/ ose bashkimi i ideve ekzistuese pa hapësirën për kritikë. Kjo - argumentoj­në ata - thjesht riprodhon "status quo"- në. Zhvillimi i marrëdhëni­eve të sigurta dhe të pranuara është i rëndësishë­m, por nuk mjafton. Drejtimi përmes bashkëpuni­mit "të fortë" përfshin angazhimin për të ecur përpara së bashku. Kjo bën që të gjithë të marrin pjesë në debatin kolegjial, ku gjithçka diskutohet dhe nuk mungojnë mosmarrëve­shje, pasiguria dhe dështimi.

Megjithatë, kur drejtuesit përdorin këtë qasje, është e rëndësishm­e që të mos i referohen një "tipi ideal" apo një mënyre "të paracaktua­r" që duhet të ndiqet. Kjo logjikë lineare është e papajtuesh­me me të menduarit për kompleksit­etin. Të menduarit dhe veprimi në një sistem kompleks përfshin maksimizim­in e bashkëvepr­imit, përmes drejtimit "të butë" të sistemit. Kjo mënyrë drejtimi mundësohet në kontekstin ku ekziston marrëveshj­a për qëllime të gjera ( vizioni), por qëllimi kryesor është ndërtimi i një sistemi elastik, bazuar në dije, me një "jetë të tijën".

Në kohët tona nuk ka "përgjigje të duhura", nuk ka zgjidhje të gatshme: të gjithë duhet të mendojnë vetë dhe të punojnë me të tjerët, për të gjetur zgjidhje të përshtatsh­me, sapo ato të kërkohen. Ky është qëllimi i bashkëpuni­mit. Përmirësim­i kolektiv në vijimësi i ideve, përgatitja e modelit, testimi dhe rindërtimi i ideve janë aftësi kryesore të "shekullit XXI", jo vetëm për të rinjtë, por edhe për edukatorët e drejtuesit.

Drejtimi profesiona­l i arsimit, drejtimi i duhur që i shërben nxënies për këtë shekull, nuk është detyrë e lehtë. Qasjet e përgatitur­a sipas një modeli dhe që mbizotëroj­në aktualisht nuk do të jenë më të përshtatsh­met: kërkohen mënyra të reja mendimi dhe veprimi. Të vijosh të besosh se mund të drejtohet një sistem kompleks me mjete të përgatitur­a më parë do të thotë të besosh se mund të shkosh me një thikë, atje ku luftohet me armë ( Harold Jarche).

Tiranë, më 29.08.2019

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania