Gazeta Shqiptare

"Takim me ' një hajdut' të bibliotekë­s së

Mbretëresh­ës Geraldinë" "Shtatori 1939/ Polonia, e detyruar në luftë kundër Svastikës dhe Drapër e Çekanit"

- NGA NDREK GJINI NGA SH. T. KAROL BACHURA

MGeraldinë ( 1915 - 2002), pasionin më të madh të saj kishte librat. Autorja franceze Josephine Dedet, në librin e saj me titull "Geraldina, Mbretëresh­a e Shqiptarëv­e" të botuar para disa vitesh thotë se ajo kishte një bibliotekë me mbi 7000 libra, lexonte pareshtur dhe zotëronte mjaft mirë në të shkruar, lexuar dhe folur frëngjisht, shqip, hungarisht, gjermanish­t dhe anglisht.

Është shkruar pak ose më saktë aspak për këtë dimension të jetës së saj. Nuk dihet asgjë rreth fatit të kësaj biblioteke gjigande të ngritur me aq pasion e dashuri prej saj. Nuk i njohim ' hajdutët' që vodhën librat e bibliotekë­s së saj. Por unë pata fatin që virtualish­t ta takoj njërin prej këtyre ' hajdutëve'.

Ç'më shtyu të ' takoj' ' hajdutin' e librave të bibliotekë­s së Mbretëresh­ës Geraldinë?

Pas një shkrimi mbi Kim Philbyn- n që e botova në dhjetor të vitit të kaluar në suplementi­n e Gazetës Sh

qiptare, "Milosao", regjizori i njohur Ylli Pepo më kontaktoi dhe më tha se po përgatit një film dokumentar mbi këtë personazh. Më kërkoi ndihmë t'i gjeja një film dokumentar të transmetua­r në kanalin televiziv RTW në Irlandë në vitin 2009. E gjeta filmin dhe ia dërgova. Thirrja e Pepos me zgjoi një interes të fjetur për të hulumtuar me tej mbi Philby- n. Në Amazon gjeta dhe bleva online një libër të përdorur të botuar në vitin 1984. Libri titullohet "Tradhtia e madhe" dhe flet mbi veprimtari­në e kryespiuni­t Phibly. Autor i këtij libri është njëri nga Lordët më në zë në historinë e Britanisë së Madhe, përkthyesi dhe historiani i njohur Nicholas Bethell ( 1938 - 2007).

Pas nja 15 ditësh libri mbërriti. E hapa atë zarf me padurimin dhe kureshtjen e një fëmije. Një dedikim i shkruar mbi atë libër me një stilograf thoshte: "For H. M. Queen Geraldine with all the best wishes and thanks from Nicholas Bethell". E lexova këtë fraze nja njëzet herë. Nuk po u besoja syve.

Si ka mundësi?! Një libër që i është dhuruar Mbretëresh­ës Geraldinë me një dedikim personal nga një autor si BeLufta

e Dytë Botërore, lufta më e përgjakshm­e botërore, të cilën ka njohur ndonjëherë njerëzimi, filloi në shtator 1939 me pushtimin gjerman ( 1 shtator) dhe pak ditë më pas me atë sovjetik ( 17 shtator) të Polonisë. Polakët nuk u ndihmuan dhe për këtë arsye u mposhtën, por nuk u pushtuan. Qeveria polake dhe ushtria e saj u rindërtuan në mërgim. Në territoret polake funksionoi i ashtuquajt­uri shteti nëntokësor dhe Ushtria e Brendshme, që vepruan gjatë gjithë luftës. thell, që ishte pa dyshim Lordi më erudit i Mbretërisë Angleze të gjysmës së dytë të shekullit XX, të shitet në Amazon nga ca ' hajdutë' ordiner. Në fillim mendova se ky dedikim me shkrim dore nuk është origjinal por është ndonjë shaka e dikujt. Vendosa të bej diçka për ta verifikuar.

Po nga t'ja nisja? Mbretëresh­a Geraldinë ka vdekur që në 2002, Lordi Bethell që në 2007.

Kërkova në internet dhe gjeta djalin e Lordit Bethell, James Bethell. Edhe ai Lord, pasi ka trashëguar titullin nga i ati, si djali i madh i tij. Edhe ai aktualisht anëtar i Parlamenti­t Britanik. Të vetmin kontakt që munda të gjej ishte një email i tij. Email jo personal, por i punës si parlamenta­r. I shkruajta... vijon

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania