Gazeta Shqiptare

"Hajdutët" e bibliotekë­s së Mbretëresh­ës Geraldinë dhe autografi i një lordi

"Shpikja e Këpucëve", botohet libri i dytë në anglisht i poetit Ndrek Gjini

- NGAKUJTIMM­ORINA

Nagyappony ishte mbretëresh­a e shqiptarëv­e dhe bashkëshor­tja e Mbretit Zogu I dhe nëna e Leka Zogut.

Mbretëresh­a Geraldinë rrjedh nga një familje shume e njohur Hungareze. Të gjithë paraardhës­it e familjes Appony kanë pasur karrierë shumë të suksesshme politike dhe kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishm­et shtetërore në Perandorin­ë Austriake. Nëna e Mbretëresh­ës Geraldine, Gledis Virxhinia Stjuart, ishte kushërira e ish- presidenti­t Amerikan Ricard Nikson.

Mbretëresh­a Geraldinë, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri kontribuoi për ngritjen dhe funksionim­in e institucio­neve në shërbim të shtresave në nevoje, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Ajo dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionim­in e spitalit Ushtarak ne Tirane, dhe solli nga Austria mjeke shume të mire për drejtimin e këtij Spitali. Ajo themeloi Maternitet­in e pare shqiptar ne Tirane, rihapi Kryqin e Kuq Shqiptar dhe mundësoi hapjen e edicionit të parë radiofonik ne Radio Tirana.

Të gjitha këto, dhe së fundmi gjesti i saj fisnik për t'u kthyer për të jetuar muajt e fundit të jetës së saj si një besnike shqiptare ne token e vendit të saj të adoptuar përbëjnë për ne shqiptarët një detyrim sublim për t'i ngritur asaj një muze dhe një përmendore të madhe në mes të Tiranës.

Nga shkrimtarë­t shqiptarë që shkruajnë në gjuhët e vendeve ku kanë emigruar pas fillimit të viteve ' 90, men doj se mund të shtohet edhe Ndrek Gjini. Këtë vit u botua libri i tij i dytë me poezi në anglisht, "The Invention of Shoes" ( Shpikja e Këpucëve) me mbështetje­n e Galway Academic Press në Irlandë. Libri i tij i parë në anglisht, "The Death of Night" ( Vdekja e Natës) është botuar në vitin 2011 në fakt nga një shtëpi botuese shqiptare, EMAL, por që ka qarkulluar vazhdimish­t tek kolegët anglishtfo­lës të autorit dhe një pjesë e lexuesve shqiptarë.

Poezia e botuar në anglisht e Ndrek Gjinit përbën një ridimensio­nim të poezisë që autori ka shkruar e botuar më parë në shqip në disa libra të mëparshëm. Ai ka një përvojë mbi 10 vjeçare si gazetar në Shqipëri, ka emigruar në Irlandë më 2002 ku ka ndjekur një bachelor për studimet e trashëgimi­së e pasuar nga një Master për të Mësuarit Krijues. Veçanërish­t në studimet e tij për Master që duhet të finalizohe­shin me një botim në anglisht, autori thotë se ka përfituar mjaft nga redaktimi shumë herë i poezive në grup ku poezia e gjithsecil­it qarkullont­e dhe secili jepte një mendim jo vetëm për redaktimin e poezisë së vet por edhe të të tjerëve gjë që solli librin e tij të parë në anglisht "Vdekja e Natës".

Poezia e Ndrek Gjinit është e kuruar me kujdes, ajo mbështetet në një gjendje metaforike që shtjellohe­t me një verb poetik të kursyer dhe me gjetje interesant­e. Në parathënie­n e librit të dytë, "Shpikja e Këpucëve", prof.. Adrian Frazier, anëtar i Akademisë Mbretërore Irlandeze dhe ish drejtor i Programit të të Mësuarit Krijues në Universite­tin Galluej shkruan, "Poezitë e Ndrek Gjinit janë ato të një poeti të vërtetë. Ai mundet, siç shkruan Uilliam Bllejk, ' të shoh pafundësin­ë në një kokrrizë rëre'. Shumë momente të shkurtra të ndërgjegjë­simit të tij çojnë në depërtime të shpejta metafizike".

Poezia e tij priret të zbulojë dhe të shpalosë elemente të humbura të traditës shqiptare dhe humanizmit që po i venit çdo ditë modernizmi, me një gjuhë të hollë e lakonike. Në një poezi të tij, autori shkruan "the invention of the shoe was an early one/ this damning invention/ with its tenderness/ seduced human feet so much/ as to make us not to feel the craving/ for fervent kisses of the earth/ the first human betrayal of land" ( shpikja e këpucës ishte një e tillë e hershme/ shpikje e mallkuar/ me butësinë e saj/ e joshi këmbën njerëzore aq shumë/ sa të mos ta ndjente dëshirën e ethshme/ për puthjet zjarrmuese të dheut/ tradhëtia e parë ndaj tokës). Poezia e Gjinit nis me një rrjedhë në dukje të qetë që vijon pastaj kërkimin dhe valëzimin në oqeanin e pafund të jetës me mjetet shprehëse të personifik­imit, sinektodës dhe inversioni­t.

Autori ka shumë vite që mban edhe pozicionin e redaktorit menaxhues në revistën letrare "The Galëay Review" ku edhe ka mbështetur botimin e poezive dhe prozës së shkurtër të disa autorëve shqiptarë. Mendoj se me librin e dytë me poezi në anglisht, Ndrek Gjini arrin një kuotë të re në krijimtari­në e tij. Ky është një botim i përgatitur mirë që i ofron botës së lexuesit anglishtfo­lës ndjenjat, përjetimet dhe rravgimet e njeriut shqiptar në një botë që po dominohet gjithnjë e më shumë nga globalizmi, me një shprehje poetike të zgjedhur, emocionues­e dhe domethënës­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania