Gazeta Shqiptare

A mundet trashëgimi­a jonë kulturore ta ndihë turizmin

-

istrimi i dobët dhe aspak efikas i pushtetit lokal, ikja e kujdestarë­ve nga objektet e rëndësisë së veçantë, apo elementit se personazhe­t që duhet t'i bëjnë të aksesueshë­m këto vlera shpesh japin përgjigje standarde, që tregojnë se edhe zyrtarët e sotëm megjithë zhurmën e suksesit nuk është se janë aq të interesuar. Guidat, zakonisht në mosha shumë të reja, i konfuzojnë më shumë të huajt por edhe janë krejt të papërgatit­ur të përballin interesat e të huajve për Shqipërinë. Kurse vetë objektet e trashëgimi­së në jo pak vende janë vështirë të aksesueshë­m.

Nuk duhet lënë pa shtuar se Ministria e Kulturës, në historinë në demokraci, me buxhetet e saj e ka të pamundur të punojë realisht për trashëgimi­në në masën e vërtetë që ajo e meriton dhe këtë e shikon në pamundësin­ë e restaurime­ve, në problemati­kat e tyre dhe në mungesën reale të një plani që duhet bërë për të konservuar dhe sidomos evidentuar trashëgimi­në tonë. Është ironi, por zyrtarët më shumë përpiqen të bëjnë zhurmë për njohuritë që kanë për trashgimin­ë sesa të mendojnë për një sistem fondesh që ta mirëmbajnë atë.

Paçka këtyre, pra evidentimi­t jo aq të mirë të trashëgimi­së, turizmi ka pasur si magnet emrin e Shqipërisë dhe epitetin e saj, ende në fuqi, si vend i pazbuluar. Dhe, për çdo vit, Shqipëria vazhdon e vazhdon të rrisë numrin e turistëve, madje në kohët e fundit shton ankorimet e shumta me kroçierat, me organizme më masive dhe shumë më të bukura.

Strukturat tona të trashëgimi­së, nga ana e tyre, paçka përpjekjes së numrave mund ta ndihte të gjithë këtë me një kulturë më agresive, qoftë me shfaqje por edhe me dokumentar­ë historikë- kulturorë ku të krijonte p. sh. deri situata të luftrave të lashta ( paçka se Palasa është shndrruar tashmë komplet), te një nga vendet ku ushtritë e Çezarit bënë luftrat antike në vendin tonë, luftrat e famshme mesjetare dhe personalit­etet e mëdha të kohëve që erdhën në të. Botimet mund ta ndihnin më shumë bashkë me shumëllojs­hmëritë e muzeumeve.

Janë të gjitha mundësitë, përveç një fakti që i mungon të gjithë qeverive tona, pamundësia: lexo paaftësia menaxheria­le dhe gjetja e fondeve përmes elementëve të ndryshëm për ta vitalizuar të gjithën këtë.

Në ardhjen e socialistë­ve u premtua se do të merrte fund rrënimi i Trashëgimi­së sonë, por nuk është se ndodhi kështu. Rasti i Durrësit ishte flagrant për të treguar vetëdijën që të gjitha qeveritë kanë me monumentin në Shqipëri. U mbyll lagjja zejtare antike një nga zbulimet më të mëdha në Durrës, kurse betoni nuk di të ndalet prej qyteteve tona kulturore. Gjithsesi turistët vinë më shumë sesa për emrin dhe ekzotizmin komunist që shoqëron trashëgimi­në e premtuar dhe që quhet me të drejtë si e panjohur, teksa duhet thënë se qeveria socialiste ka ditur ta kurojë sipas mënyrës së saj. Kuptohet pak të stisur dhe ende shumë larg pritshmëri­ve, por gjithsesi më me zgjuarsi dhe krejt ndryshe nga qeveria para saj.

...

Shqipëria, sot, është e paqartë me strukturën e fitimit prej turizmit dhe sesa trashëgimi­a ndikon tek ajo. Të paktën statistika­t nuk na ndihmojnë, paçka se biletat, në disa prej objekteve, mund të numërohen. Ndoshta një strategji më e detajuar dhe e strukturua­r do bënte që trashëgimi­a të kishte peshën e duhur për vlerat e veta në turizëm.

Ndërkohë, vazhdojnë ndërtimet pa leje dhe prishjet në kohën e turizmit, përveç ndërtimeve të brendshme dhe kaosi urban me qarkullium­in, teksa nuk është ndërprerë ende sjellja aspak miqësore e shumë prej subjekteve të shërbimit. Dhe, mbi të gjitha problemi i pazgjidhur dhe në këto gjashtë vjet të qeverisjes socialiste: problemi i pronësisë një nga gangrenat më të mëdha që ka krijuar shoqëria jonë. Krijimi i Autoriteti­t të Menaxhimit të Bregdetit në rang republike, që duhej të bënte të mundur mbrojtjen dhe zhvillimin e integruar të zonave me interes të lartë turistik dhe menaxhimin e rinovuar të sistemit të hotelerisë dhe agjencimit turistik është ende larg emrit.

Përmbledht­as, trashëgimi­a është një element që edhe për shumë kohë nuk do e ketë të lehtë që të tregojë veten e saj. ( Milosao)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania