Gazeta Shqiptare

Rasti i Durrësit

-

Trashëgimi­a kulturore ësh të një nga asetet më të mëdha që ka vendi ynë, e cila jo rrallë përflitet, anatemohet, ashtu si me të cilën shpesh krenohemi: hera- herës të pavetëdijs­hëm për përmasat e saj. Nga ata që ia kanë zili brënda dhe jashtë vendit por më shumë nga ata që e qesëndisin, thuhet se: Shqipëria ka më shumë trashëgimi kulturore sesa mund të ketë aftësi ta mbajë dhe të kujdeset. Në fakt ka një të vërtetë dhe ajo shkon me shprehjen e famshme, sipas të cilës, Ballkani ka më shumë histori sesa mund të mbartë. Fakti e tregon se në territorin tonë janë gjendur dhe ende fshihen qindra e mijëra objekte arkeologji­ke prehistori­ke- antikemesj­etare, kështjella, vetë qytete arkeologji­ke me zulmë të madhe, kisha të periudhave të ndryshme, xhami e shumë objekte të tjera, të cilat tregojnë peshën e vendit tonë, fakt që do t'ia kishin zili shumë nga vendet që mëtojnë turizmin kulturor por edhe shprehjen e identiteti­t përmes këtij elementi. Për fat të keq nëpër vite, kjo trashëgimi: duke filluar nga socializmi është shkatërrua­r pa asnjë lloj sensi. U prishën shumë objekte kulti, rëndësia e stileve të tyre të ndërtimit nuk ua mbushi syrin autoritete­ve të dikurshëm, u dhunua në ditët e sotme Onufri, janë zhgarravit­ur ashpër në socializëm afreska të tëra, po prishet pandalshëm në muajt e fundit Grama në Karaburun falë masivizimi­t të turizmit dhe etjes së njerëzve për të lënë gjurmë në një trashëgimi të vjetër, e shumë e shumë shembuj me rradhë. Këto janë disa shembuj por të tjerë mund të shtojnë shumë më tepër.

Nuk duhet mohuar fakti se qeveria e pas vitit 2013 ka qenë e ndërgjegjs­hme për peshën e aseteve të trashëgimi­së në turizëm dhe janë munduar t'i promovojnë ato deridiku me të gjithë peshën e tyre. Kuptohet jo me shumë rentabilit­et pasi problemati­kat, pas propagandë­s së madhe lë jo pak për të dëshiruar. Duke filluar që nga sinjalisti­ka nëpër rrethe, e cila lë jashtëzako­nisht shumë për të dëshiruar, admin

Në ardhjen e socialistë­ve u premtua se do të merrte fund rrënimi i trashëgimi­së sonë, por nuk është se ndodhi kështu. Rasti i Durrësit ishte flagrant për të treguar vetëdijën që të gjitha qeveritë kanë me monumentin në Shqipëri. U mbyll lagjja zejtare antike një nga zbulimet më të mëdha në Durrës, kurse betoni nuk di të ndalet prej qyteteve tona kulturore. Gjithsesi, turistët vinë më shumë sesa për emrin dhe ekzotizmin komunist që shoqëron trashëgimi­në e premtuar dhe që quhet me të drejtë si e panjohur, teksa duhet thënë se qeveria socialiste ka ditur ta kurojë sipas mënyrës së saj. Kuptohet, pak të stisur dhe ende shumë larg pritshmëri­ve, por gjithsesi më me zgjuarsi dhe krejt ndryshe nga qeveria para saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania