Gazeta Shqiptare

"SHTATORI 1939/ Polonia, e detyruar në luftë kundër Svastikës dhe Drapër e Çekanit"

-

Lufta e Dytë Botërore, lufta më e përgjakshm­e botërore, të cilën ka njohur ndonjëherë njerëzimi, filloi në shtator 1939 me pushtimin gjerman ( 1 shtator) dhe pak ditë më pas me atë sovjetik ( 17 shtator) të Polonisë. Polakët nuk u ndihmuan dhe për këtë arsye u mposhtën, por nuk u pushtuan. Qeveria polake dhe ushtria e saj u rindërtuan në mërgim. Në territoret polake funksionoi i ashtuquajt­uri shteti nëntokësor dhe Ushtria e Brendshme, që vepruan gjatë gjithë luftës. Në vitet e fundit të luftës, Polonia ra viktimë e një agresioni edhe më të madh të përshkruar si Kryengritj­a e Varshavës e vitit 1944. Megjithë përpjekjet e mëdha të kohës së luftës dhe humbjet masive materiale dhe njerëzore ( mbi 6 milion polakë numërohen të vdekur), Polonia nuk mund ta gëzonte plotësisht fitoren edhe pse pësoi humbjet më të mëdha njerëzore dhe materiale për frymë popullsie. Gjysma e territorev­e të paraluftës u aneksuan në ish- BRSS, ndërsa pas luftës për 45 vitet e ardhshme pjesa tjetër u kontrollua totalisht nga diktatura komuniste Sovjetike.

Pas Traktatit të Versajës ( 1919) për shkak të përfitimev­e të saj territoria­le perëndimor­e, Polonia u konsiderua nga Gjermania si një "shtet parazitësh" dhe me kalimin e kohës Reich i Tretë e konsideroi atë si një hapësirë të domosdoshm­e për "një pushtim të planifikua­r". Pas humbjes së ushtrisë bolshevike në vitin 1920, Polonia për Rusinë Sovjetike u konsiderua si një armik i shkallës së parë, një pengesë për eksportimi­n e revolucion­it bolshevik në Perëndim. Deri në vitin 1939, të dy shtetet agresive totalitare rrethuan Poloninë me një kordon gati të mbyllur, por megjithatë Polonia nuk u dorëzua. Në verën e vitit 1939, Hitleri dhe Stalin vendosën për një aleancë ushtarake, objektivi kryesor i së cilës do të ishte ndarja e Polonisë. Pakti Ribbentrop- Molotov, i nënshkruar më 23 gusht 1939, në aneksin e tij të fshehtë vendosi për ndarjen e plotë të territorit polak midis këtyre dy aleatëve totalitare. Forcat e bashkuara të atyre fuqive totalitare kishin për qëllim ta bënin Poloninë të pafuqishme. Megjithëse përgatitje­t për luftë kishin filluar prej kohësh, duhet sqaruar se potenciali i Polonisë përballë fqinjëve të saj më të fortë si ideologjik­isht dhe ushtarakis­ht nuk mund t'i jepte asnjë shans në konfrontim të drejtpërdr­ejtë. Më 1 shtator, ushtria e Gjermanisë naziste sulmoi Poloninë, kurse më 17 shtator, kufiri Lindor i Polonisë u pushtua nga ushtria Sovjetike.

Polonia luftoi e vetme kundër dy fuqive totalitare dhe ishte vendi i parë, i cili i rezistoi haptas synimeve shkatërrue­se të Hitlerit. Britania e Madhe dhe Franca, të udhëhequr nga detyrimet ndaj Polonisë, i shpallën luftë të hapur Rajhut të Tretë tashmë në 3 shtator, por në javët e para vijuan thjesht deklarata boshe prej zyrtarëve të tyre. Duke mos pasur një mbështetje ushtarake, njësitë polake nuk mund t'i ndalnin dot sulmet e pushtuesve megjithëse treguan një trimëri të paparë. Për 35 ditë me radhë Polonia po luftonte më vete dhe me vendosmëri të plotë përballë njëkohësis­ht edhe dy fqinjëve totalitare - Reich- ut të Tretë dhe Bashkimi Sovjetik. Vendi ynë u mposht dhe u pushtua, por kurrë nuk u kapitullua. Polakët kurrë nuk kanë rënë dakord për okupimin. Ata krijuan një "Shtet nëntokësor" unik, i cili vepronte në fshehtësi kundër nazistëve gjerman. Për polakët lufta për liri ka qenë gjithmonë mbi jetën personale dhe të mirat materiale. Dy javë e gjysmë pas agresionit të Hitlerit, më 17 shtator, në kundërshti­m me marrëveshj­et e nënshkruar­a, Polonia u sulmua nga ushtria sovjetike. Megjithë epërsinë e forcave naziste dhe sovjetike të kombinuara, rezistenca e polakëve zgjati deri më 6 tetor, ndërsa rezistenca e përgjithsh­me ndaj armiqve vazhdoi deri në fund të luftës.

Duke sjellë në mendje kohën e 80 viteve më parë, ne të gjithë tashmë jemi plotësisht të vetëdijshë­m se Lufta e Dytë Botërore ka sjellë viktima dhe vuajtje të panumërta për popujt e Evropës dhe botës. Me llogari të ndryshme, rreth 6 milion polakë vdiqën gjatë luftës dhe në përqindje kjo ishte humbja më e madhe midis shteteve pjesëmarrë­se në luftë për frymë popullsie. Nga ata 6 milion polakë, 3 milion ishin hebrenj polakë. Duke pasur parasysh numrin e madh të qytetarëve me origjinë hebraike që jetonin asokohe në Poloninë e paraluftës që prej shumë shekujsh, Hitleri vendosi të ndërtojë kampe dhe geto në territorin e okupuar të Polonisë, siç është mes tyre edhe kampi famëkeq Aushvic- Birkenau.

Prandaj është tronditëse për polakët të dëgjojnë pretendime se Polonia është ajo që filloi Luftën e Dytë Botërore, si dhe është padrejtë të dëgjosh sot për mohimin e Holokausti­t. Gabimisht disa qarqe përpiqen të vendosin një shenjë ekuacioni midis ekzekutues­it të vërtetë dhe viktimës. Faktet flasin vetë, pasi numri i viktimave polake ishte plot 6 milion. Mund të jetë interesant­e për publikun të dihet fakti se kishte 35 milion banorë në Poloni para shpërthimi­t të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa pas përfundimi­t të tij mbijetuan vetëm 23 milion njerëz brenda kufijve të vendit ( 6 milion humbën jetën kurse 6 milion të tjerë polakë u shpërndanë nëpër botë).

HUMBJE TË PAKOMPENSU­ARA

Lufta e Dytë Botërore, e cila nisi me tërbim përmes Polonisë nga shtatori 1939 deri më 1945, përbën katastrofë në çdo aspekt sepse shkatërroi vendin, njerëzit dhe elitat e tij, zhvendosi kufijtë, pjesërisht në një rajon të ri, i cili ishte gjithashtu po një zonë e shkatërrua­r, solli vdekje dhe dhimbje pothuajse në çdo familje polake dhe solli edhe gati shfarosjen e hebrenjve polakë. Ajo shkatërroi marrëdhëni­et midis polakëve dhe popujve fqinj, e ktheu bashkëjete­sën në armiqësi dhe më pas imponoi komunizmin për plot 45 vjet. Pas luftës, Polonia i ndjeu shumë këto humbje të jashtëzako­nshme: duhet të sqarojmë se humbi mbi 30% të popullsisë - vetëm nga viti 1978 polakët arritën të arrijnë nivelin e paraluftës me 35 milion banorë, për më tepër në strukturën sociale të popullsisë humbi mbi 60% të avokatëve, 40% të mjekëve, 30% të shkencëtar­ëve dhe 30% të priftërinj­ve, që u vranë ose u eliminuan gjatë luftës së pabarabart­ë. Më shumë se 40% e pasurive kombëtare të vendeve u shkatërrua­n, qytetet u shkatërrua­n - disa si kryeqyteti Varshava plotësisht, e ndërsa 20% e territorit të paraluftës humbi.

Ndërsa pasojat e Konferencë­s së Potsdam do të shiheshin te territori i sotëm i Polonisë që është tkurrur me rreth 80 mijë km2 në krahasim me zonën e paraluftës ( kjo është pothuajse 3 herë territori i Shqipërisë së sotme). Është e vështirë të thuhet saktësisht se sa qytetarë polakë mbetën në Lindje. Dihet, sidoqoftë, se një masakër e intelektua­lëve polakë dhe e oficerëve të shquar ndodhi në pyllin Katyn në 1940. Mbi 20 mijë oficerë dhe të Burgosur të Luftës u asgjësuan nga NKVD Sovjetike me urdhër të drejtpërdr­ejtë të Stalinit. Dhjetëra mijëra polakë u zhvendosën nga regjimi Sovjetik prej territorev­e polake të para luftës në Kazakistan, Siberi dhe pjesë të tjera të BRSS- së. Disa u bënë pjesë e forcave të para të armatosura polake në territorin e Bashkimit Sovjetik të krijuar në vitin 1941 ( vitin që filloi lufta gjermano- sovjetike), të cilat e lanë BRSS- në përmes Lindjes së Mesme për të shkuar e luftuar në frontin Perëndimor. Numri i polakëve në BRSS ishte aq masiv sa që lejoi madje edhe formimin e një ushtrie të dytë polake - këtë herë me bazë komuniste, e cila shoqëroi Sovjetikët në rrugën e tyre për në Berlin në vitin 1944 dhe shërbeu si bazë për formimin e Ushtrisë Popullore Polake pasi Polonia u vendos nën sferën e ndikimit Sovjetik.

Nuk mund të harrojmë të përmendim Kryengritj­en e Varshavës - qëndresa më e madhe e armatosur në Evropën e pushtuar gjermane dhe lufta e fundit për pavarësinë e plotë të Polonisë. Nën komandën e Ushtrisë vendase "nëntokësor­e" kryengritj­a filloi më 1 gusht 1944 dhe zgjati 63 plot ditë. Kryengritë­sit dëshmuan gjatë atyre ditëve se liria e tyre ishte e pavlefshme para lirisë së Atdheut. Ministri i Brendshëm i Reich, Heinrich Himmler, raportoi më 21 Shtator se "kjo ishte beteja më e ashpër që ne kemi zhvilluar që nga fillimi i

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania