Gazeta Shqiptare

Pikëllim në një shkrepje fotografik­e

- NGA FRANCESCO S. MARCHIANO

Gjatë viteve të luftës, polakët e shpërndarë nëpër Evropë dhe njësitë e tyre përbënin ushtrinë e pestë më të madhe në numër në Luftën e Dytë Botërore. Ushtria Polake luajti një rol thelbësor në çlirimin e Italisë, Francës, Belgjikës dhe Holandës në periudhën 1944- 1945. Ndër betejat e famshme që u fituan është ajo e Monte Cassino, e cila hapi rrugën për aleatët në Romë. Ushtria polake ka marrë pjesë edhe në çlirimin e dhjetëra qyteteve italiane, përfshirë atë të Ankonës dhe Bolonjës. Në Veri të Francës kontribuoi ndjeshëm në betejën e Falaise Gap duke hapur rrugën për në Paris. Më vonë çliroi Ypres dhe Gent në Belgjikë, si dhe Bredan në Hollandë. Flota ajrore polake pati merita të jashtëzako­nshme në Betejën për mbrojtjen e Londrës. Marina polake, nga ana tjetër, luftoi në Narvik, në Atlantik, në torin e hyrjes në BE. Spirancat euroatlant­ikë e bëjnë Poloninë një aleat të fortë të vërtetë real në Evropë dhe globalisht.

THEKSET SHQIPTARE PËR PËRKUJTIM

Kohët e fundit është botuar një libër në gjuhën shqipe - "Polonia - Viktima e Luftës së Dytë Botërore", shkruar nga prof. S. V. Mehilli i cili jep një pasqyrë shumë më të madhe për temën e mësipërme. Më 17 shtator Muzeu Kombëtar në Tiranë, në bashkëpuni­m me Ambasadën e Republikës së Polonisë do të hapin një ekspozitë kushtuar 80 vjetorit të shpërthimi­t të Luftës së Dytë Botërore, si dhe Kryengritj­es së Varshavës të vitit 1944.

* Ambasadori i Republikës së

Polonisë në Shqipëri

Luftrat balkanike të viteve 1912- 1914, të shekullit të kaluar, ishin preludi i Luftës së Parë Botërore, në të cilën u pa të zbrisnin në fushë- beteja fuqitë e mëdha europiane që mbështetën në arenën diplomatik­e dhe atë financiare e ushtarake, kombet e vegjël aleatë të tyre.

Këto luftra synonin të ndalonin zgjerimin e kufijve të shteteve si Sërbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria në dëm të perandoris­ë së sëmurë otomane, si rrjedhim vetë këto shtete u futën në përplasje midis tyre për të mbrojtur etnitë e tyre të rrethuara nga kufijtë e rinjë.

Nga këto luftra perandoria otomane doli shumë e cfilitur aq sa mundi të kontrollon­te vetëm atë që sot quhet Turqia Europiane, ndërkaq, më 28 Nëntor 1912, në faqet e historisë u duk një shtet i ri: Shqipëria.

Muaj më herët, vjeshtë e dytë 1912, Malazezët rrethuan Shkodrën që mbrohej nga një garnizon turk i udhëhequr deri më 30 janar 1913, nga Valiu i Shkodrës, gjenerali Hasan Riza Pasha, mandej nga ushtarake shqiptar, Esat Pashë Toptani, duke bombarduar pa mëshirë të gjithë qytetin qysh nga tetori 1912 deri në fund të prillit 1913, duke shkatuar shumë viktima mes popullsisë civile.

Brenda qytetit, në ndërtesat e konsullate­v të huaj ndodheshin të bllokuar gazetarë të organeve të ndryshme ndërkombët­are të shtypit, të cilët përditë dërgonin reportazhe­t e tyre redaksive të gazetave.

Një organ i rëndësishë­m shtypi që interesohe­j për çështjen shkodrane ishte "Il Corriere della Sera", që publikoi në ballinën e shtojcës javore "La Domenica del Corriere" një tablo të piktorit të saj Achille Beltrame me zbarkimin e trupave ndërkombët­are në Shkodër dhe brenda saj një artikull redaksiona­l me titull:'" Fundi i Luftës Ballkanike- Shkodra e pushtuar nga Fuqitë e Mëdha" ( Domenoca del Corriere, 25 maj- 1 qershor 1913).

Artikulli ishte shoqëruar me tri foto, nga të cilat njera dramatike mban nënshkrimi­n e Kolë Macës. Poshtë kësaj shkrepje të Macës, ku duket një grua e re pranë një burri të plagosur rëndë, diçitura shënon :" Grua shqiptare pranë babait që po vdes nga plagët e marra në luftë".

Kjo foto dramatike tërhoqi interesin e Qerim Vrionit, studiues i njohur i historisë së fotografis­ë dhe fotograf, autor i mbi 100 artikujve analitikë mbi fotografin­ë shqiptare dhe botërore. I një rëndësie të veçantë është studimi i tij i fundit "Pikëllim në një foto të vjetër", publikuar nga Shtëpia Botuese "Emal" në vitin 2018.

Vrioni, si studiues i aftë që është, zhytet para së gjithash në historinë e fotos duke rindërtuar motivet e vdekjes së burrit me emrin Gjon Pali. Emrin e tij ai e gjeti pasi shfletoi shumë faqe shtypi e libri deri sa rriti te punimi i At Justin Rrotës "Rrethimi i Shkodrës" i shkruar në vitin 1963 me rastin e 50- vjetorit të rrethimit, por i pabotuar si libër. Më vonë, më 2010, libri i Rrotës u botua nga Biblioteka Françeskan­e e Shkodrës, sërish me foton e Macës dhe emrin e Gjon Palit.

Po vlera e studimit të Vrionit nuk qëndron në rindërtimi­n filologjik të fotos, po mbi të gjitha në analizën e dhëmbjes në foto. Ai analizon vdekjen dhe "pasvdekjen" e njeriut në lëmin e artit botëror dhe shqiptar, duke argumentua­r me vepra arti si "Pieta" e Mikelanxhe­los, si fotoja e famshme e Robert Capa- s që paraqet një ushtar republikan goditur për vdekje më 1936, ose nënën kosovare duke vajtuar djalin e vrarë nga policia serbe në shkrepjen e fotografit francez, George Merillon ( 1990). Autori, përveç të tjerash, i ofron lexuaesit një jetëshkrim të fotografit Kolë Maca ( Shkodër, 1882- Tiranë, 1945), i cili qysh në moshë të re kishta punuar si ndihmës në ateljen e artistit Kolë Idromeno, ku mësoi artin e shkrepjes fotografik­e. Pasi kreu një kurs profesiona­l për mjeshtërin­ë e fotografim­it në Vienë ( Austri), më 1910 Maca kthehet në Shkodër ku hap ateljen e tij fotografik­e me emrin "Studio Maca", duke u dalluar shpejt si fotograf profesioni­st, aq sa më pas shërebeu si fotograf zyrtar në Oborin e Mbretit Zogu dhe si bashkëpunt­or për fotografin­ë në revistën e njohur kulturore të kohës "Minreva".

Nga objektivi i Kolë Macës kanë mbërritur foto të njerëzve të thjeshtë, por edhe të shquar të Shqipërisë së kaluar, ngjarje shoqërore dhe politike dhe peizazhe, të cilat përbëjnë një pasuri dokumentar­e, artistike dhe etnografik­e me vlera të mëdha.

Teksti i Qerim Vrionit, shoqëruar në shtojcë me foto vetjake të Macës dhe të momenteve të rëndësishë­m të historisë shqiptare, paraqet një gur themeli në kulturën e vendti, sepse ndoshta për herë të parë shqyrtohet historia e një populli nëpërmjet studimit të fotografis­ë, një arti fisnik dhe modern, ku Qerim Vrioni na ofron një çelës të vyer leximi për t'a njohur dhe vlerësuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania