Gazeta Shqiptare

PARISI DHE... UNË

-

duke qeshur më tha: - "Jeto Parisin, inspirohu, mëso, eksperimen­to, këto janë të vetmet detyrime qe ke".

E gjithë kjo histori erdhi në sytë e mi kur flakët përpinë çatinë e Notre- Dame dhe një reflektim lindi brenda meje duke kuptuar tashmë fare qartë sesi Franca investimin që kishte bërë tek unë, t'ia shpërbleja tani. Gjatë qëndrimit tim në Paris, katedralja ishte gjithnjë e pranishme si një dëshmi e së kaluarës historike të Francës.

Të gjithë ne që kemi rilindur nga ana artistike, falë këtij qyteti jemi disi pariziane dhe ndjejmë detyrimin t'i bëjmë një tribut kryeqyteti­t të artit botëror. Kështu më lindi ideja e ekspozimit të disa prej mijëra fotografiv­e të bëra gjatë qëndrimit tim në Cite Internatio­nal des Arts që në fakt nuk janë aspak fotografi turistike edhe pse kujtdo që ka qenë turist në Paris do i rikthejnë nostalgjin­ë e magjisë së këtij qyteti. Në të vërtetë ato janë pjesë e rrugës time drejt transformi­mit në një fotograf që mendon dhe jeton për fotografin­ë si një art i cili jo thjesht tregon gjërat reale por më shumë akoma sugjeron vizione të reja.

Cite des Arts, qëndrimi im atje ka qenë mbi të gjitha përvojë intelektua­le dhe një lloj verifikimi i vetvetes në raport me një tjetër sistem vlerash.

Kështu pra, këto fotografi përbëjnë projektin tim të fundit i cili në të vërtetë duket sikur është i pari, ashtu sikur dhe çatia e re e cila do te ndërtohet mbi NotreDame do ta bëjë katedralen të rishfaqë madhështin­ë e saj. Paralelish­t ky projekt është esenca e të qenurit fotograf për mua.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania