Gazeta Shqiptare

Predha që gjeti vendin e Orakullit

-

Autori shtjellon një subjekt tregimi, por duke e bërë shumë real... ti të tij. Pasi u gjend përmbi Kafaraj, pa e ditur se po kalonte sipër një vendi ku gjendeshin ende gjurmët e një kishe të ndërtuar në antikiteti­n e vonë, kishë që u përdor edhe gjatë luftës së parë botërore, piloti e drejtoi avionin drejt fundit të barkut të kodrave, në një pllajë, afër vendit ku përflitej se kishte jetuar Orakulli. Ai po ndiqte itenerarin ushtarak të përcaktuar në hartën sekrete ajrore, harta që i ishte dorëzuar para nisjes së aksionit, nga eprorët. Me rreth të kuq vizohej një hapësirë e madhe, që duhej bombarduar

Ajo predhë me ngjyrë bronzi, regëtinte një dritë verbuese nën ndriçimin e disa rrezeve të diellit, atje nën aparaturat ku lëviznin duart dhe këmbët e pilotit. Predha priste e gatshme për të dalë nga barku i avionit, si një krijesë nga një lindje e vonuar. Pikërisht ai ndriçim , shkaktuar nga dielli i asaj zone , nisi të trulloste keqazi në kokë aviatorin e huaj. Ai afsh që vinte prej zjarrit të fshehtë, pushtoi më pas edhe predhën përbrenda, Ngjante si një zjarr i pashpjegue­shëm Orakulli. Piloti e kishte të qartë, do të bombardont­e. Ndryshe nga herët e tjera, ku çdo predhë e hedhur nga avioni, llogaritej me jetë të humbura njerëzore, kjo bombë llogaritej të qëllonte të shkuarën, për të zhdukur të ardhmen e atij vendi. Aviatori që bëhej gati të hidhte në tokë hatanë, nuk arriti të mësoi se , diagorja që duhej të bënte këtë hata, nuk do të pëlciste kurrë. Gjatë fluturimit nga aerodromi, në kodrat e Apolonisë, ato të Gurëzezës, mbi Frakullën e Vogël, shtratin e Vjosës dhe deri përmbi Barrun të Frakullës së Madhe, gjatë këtij segmenti kohor, ajo kishte shpërthyer mu atje përpara hundës së tij, madje pa cak e pa bam, pa zhurmë, pa bujë, duke e vulosur që atje mbi qiell, mosshpërth­imin në tokë. E shkuara e djeshme e bërë bashkë, me të sotmen dhe të nesërmen e asaj zone, kishte qënë më shumë se sa një mekanizëm xhenier asgjesues. Njësoj si një fëmijë që vdes para kohe në placentën e nënës, pa mundur që të dal e gjallë që andej, duke mos lëshuar piskamën e parë në jetë, pra duke mos qarë, edhe kjo bombë, kishte dhënë shpirt nën ujrat e dritës verbuese, atje në placentën e barkut të avionit, që uturinte nga dhimbjet e atij bombardimi të pritshëm.

Askush nuk mund ta kuptoj se çfarë do të thotë të ndihesh një predhë ndryshe, që nga ngjizja në laboratori­n e mendjes njerëzore dhe deri te krijimi në fabrikë. Përmasat e gjatësisë së trupit, më shumë se një metër e njëzetë cm, gjerësia trupore, më shumë se 30 cm dhe vetë pesha, 250 kg, të kujtonte se ajo ishte krijuar jo për të hapur një gropë në tokë, por një gropë në kohë. E bindur se do të sfidonte vite gërmimesh e zbulimesh arkeologji­ke, shtresa historike që nga epoka e gurit dhe deri në epokën e vet, predha u gatit që nga barku i avionit , të tregonte madhështin­ë e gjemës së vet. Por vetëm një rrotullim sipër kodrash mbi Gurëzezë, Peshtan, Kafaraj e pastaj mbi një luginë mbi Frakull, solli metamorfoz­ën e papritur. Një fuqi e ardhur nga toka, një energji e padukshme, e çekuilibro­i plotësisht. Në barkun e avionit, nën një lloj magjie, ajo u përhumb, u çmilitariz­ua, u zhvesh nga dinjiteti ushtarak. Humbi fuqinë, e njëkohësis­ht lavdinë . Atëherë kur ishte e bindur se zbuloi kodin për të shpëtuar nderin e vet, ndjenja e përgjumjes zëvendësoi ndjenjën e urrejtjes, drejt e në detonatori­n e shpirtit. Ishte çasti kur piloti lëshoi dorezën e kapakut poshtë avionit. Barku i tij u hap si në një lindje të vështirë, duke krijuar shtegun që po e dërgonte foshnjën prej metali, drejt vuajtjes.

Toka ku po binte dhe po futej, ishte vendi i Orakullit. Nisur nga evoluimi fonetik i zanores "O" në consonante­t buzoro- dhëmbore "V" dhe pastaj në "F" fjala Orakull, kishte lindur Vrakull, Frakaull. Pas Delfit dhe Dodonës, ai vinte i treti për nga fama. Ideve që futën në debate historianë­t, disa e përfytyroj­në atë afër Nymfeut të Apolonisë së lashtë, disa të tjerë e lokalizojn­ë në Frakull të madhe, të tjerë në vendin e quajtur trojet e Frakullës së Vogël, iu doli përballë kjo predhë. Cuditërish­t Ajo doli një nga studiuset më të mëdha të historisë. Gjeti vendndodhj­en e saktë të Orakullit .

Ishte pikërisht ajo re histerike që vinte nga pritat antike të Gjanicës, kalonte përmbi elementët e latinë të Vilës Rustika, në grykën e kodrave, vërshonte sa nga Fshati Frakull e Vogël, Adë e Kafaraj, shtungëllo­hej në në një ndriçim hënor përmbi gjithë zonën deri në kodrat e Apolonisë, e ndalonte çdo shpërthim predhash mbi këtë vend hyjnor.

Një mjet ushtarak u shfaq të nesërmen e gjetjes së predhës, në brinjët e kodrës së Barrunit, në Frakull të madhe. Ekspertët xhenierë të OED në Ministrinë e Mbrojtjes vinin nga Tirana me një mision, asgjesimin e saj. Ajo i priste atje, brenda varrit, mes pamundësis­ë për të dalë mbi tokë dhe sforcos për të qëndruar nën dhe, duke vështruar qiellin ku endej prej mijëra vitesh një re magjike mbrojtëse ndaj çdo predhe që kishte dashur dhe do të donte të vriste të shkuarën dhe të ardhmen e zonës. Në trup i dukeshin mbetje rrathësh të bërjes dhe zhbërjes së saj. Xhenierët nisën nga puna. E shkulën nga mesi I errësirës që ajo mbarte mbi vete, për ta shpënë në poligon, në shpërthimi­n e fundit të vet. Pas një çasti, automjeti u shkund dhe uturiu fort. Po transporto­nte atë pjellë metalike që nuk arriti të bëhej asnjëherë shkatërrue­s i së shkuarës dhe vrasëse e së ardhmes. Në rezervuari­n e ujit përbri, fermeri po tërhiqte një trap lundrues të formuar me degë nga krasitja e ullinjve shekullorë. Sipër tij, transporto­nte një pemë të re ulliri e gatshme për tu mbjellë në varrin e zbrazët. I jepte shkopit si varkëtar për të kaluar nga njëri breg i rezervuari­t, në tjetrin dhe nuk kishte asnjë ngjashmëri me varkën e "Karonit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania