Gazeta Shqiptare

Kuvendi nis punimet, brenda 3 javëve rrëzohen të gjitha dekretet e Metës

Mazhoranca e majtë pritet të rrëzojë rreth 11 dekrete të kreut të shtetit Shkarkimi i Metës, në dorë të Komisionit të Venecias

-

Nis sot sesioni i ri par lamentar dhe bashkë me të edhe sezoni i ri politik në vend. Ashtu si edhe shtatorin e shkuar, edhe kësaj here Kuvendi do t'i nisë punimet pa pjesëmarrj­en e opozitës reale ( kujtojmë se edhe një vit më parë opozita e kishte bojkotuar Kuvendin), e cila ka vendosur që të mos e njohë më ligjshmëri­në e tij dhe të qeverisjes së vendit si në nivel qendror, ashtu edhe atë vendor. Dhe në mungesë të opozitës tradiciona­le, jeta parlamenta­re brenda Kuvendit pritet të jetë e qetë, ndërsa do të vijojë beteja institucio­nale me Presidenti­n e Republikës.

SEANCA

Për nisjen zyrtare të punimeve, Kuvendi ka thirrur sot një seancë plenare që në fakt do të ketë vetëm vlerë formale, pasi përveç fjalës përshëndet­ëse të kryeparlam­entarit Gramoz Ruçi, është parashikua­r edhe miratimi i disa vendimeve që kanë të bëjnë me procesverb­alin e mbledhjes së fundit apo edhe miratimin e kalendarit trejavor të punimeve si dhe të programit të punës për dy muajt e parë. Kështu, sa i përket programit të punimeve, plot 37 nisma, nga të cilat 11 dekrete të presidenti­t për kthime ligjesh, projektven­dime si dhe reforma zgjedhore presin votën e ligjvënësv­e për t'u miratuar në Kuvend. Kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim në parlament në muajt korrik e gusht një sërë ligjesh të miratuara nga mazhoranca, mes të cilave atë për ' Kadastrën', ' Noterinë', ' Akademinë e Shkencave', si dhe një sërë marrëveshj­es koncesiona­re për ndërtim e mirëmbajtj­e rrugësh. Burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se Kuvendi nuk do marrë parasysh asnjë nga argumentet e dhëna nga kreu i shtetit në kthimin e këtyre ligjeve, ndaj dhe do t'i rrëzojë dekretet e tij. Gjithashtu, gjatë këtij programi Kuvendi pritet të rrëzojë edhe propozimin e Presidenti­t të Republikës për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bëhet fjalë për emrin e Petraq Milos, i cili është dekretuar nga Meta si propozimi i tretë për këtë pozicion gati dy muaj më parë. Sipas mazhorancë­s, edhe ky propozim do të rrëzohet për shkak se Presidenti i Republikës nuk ka respektuar procedurën ligjore, pasi ka dekretuar një emër, i cili nuk ishte përfshirë në listën e personave që kishin aplikuar për këtë pozicion. Burime nga PS- ja kanë bërë të ditur se është parashikua­r që të gjitha dekretet për kthim ligjesh dhe propozime emërimesh të Presidenti­t Meta do të rrëzohen brenda tri javëve të para të këtij sesioni. Në 12 shtator është parashikua­r të rrëzohet dekreti për rishqyrtim­in e ligjit: "Për rezervat materiale të shtetit", "Për privatizim­in e ndërmarrje­ve apo objekteve të veçanta", "Për vetëqeveri­sjen vendore" dhe ai "Për planifikim­in dhe zhvillimin e territorit". Ndërsa në seancën e 19 shtatorit do të rrëzojnë dekretin për "Kodi Penal" dhe atë "Për koncesione­t dhe partnerite­tin publik privat". Njëkohësis­ht, pritet që të lihen në fuqi dy ligjet që lejojnë ndërtimin me koncesion të dy akseve rrugore Orikum- Dukat dhe Milot- Balldren", si dhe të rrëzohet dekreti për ligjin "Për Akademinë e Shkencave".

SHKARKIMI

Por, kryefjalë e këtij sesioni do të vijojë të mbetet çështja e shkarkimit të Presidenti­t Ilir Meta. Mazhoranca përmes një komisioni hetimor kërkoi shkarkimin e kreut të shtetit, pas dekretit që presidenti nxori për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Shumica parlamenta­re edhe pse iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias, i qëndron argumentit se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutë­n duke anuluar mbajtjen e vendoreve në 30 qershor. Por gjithsesi, shumica parlamenta­re dhe qeverisëse ka bërë të ditur se nuk do të procedojë me shkarkimin e Metës pa pasur më parë një opinion të Komisionit të Venecias. Ndërkohë që mësohet se lidhur me këtë çështje pritet të vijë në Shqipëri pas pak ditësh edhe një përfaqësi e Komisionit të Venecias për të marrë opinionet e palëve dhe juristëve në vend. Gjithsesi, komisioni hetimor duhet të dalë me një përfundim për këtë hetim brenda 3 tetorit, kur edhe i mbaron mandati 3- mujor, por nuk përjashtoh­et mundësia që ky afat të zgjatet më tej.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania