Gazeta Shqiptare

PD: Tirana pa ujë të pijshëm, rrezikohet shpërthimi i epidemive!

-

Partia

Demokratik­e ka denoncuar dje mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë që nga zonat periferike, deri te zonat më të populluara në qendër të kryeqyteti­t. Ishdeputet­ja demokrate, Albana Vokshi, në një deklaratë nga selia blu tha se prej javësh mungon uji i pijshëm në disa zona të Tiranës, ndërsa theksoi se edhe kur uji vjen, është i ndotur dhe përbën rrezik për shpërthim epidemish. "Mijëra mesazhe e denoncime kanë mbërritur në Partinë Demokratik­e për mungesën e furnizimit me ujë në Tiranë. Dhjetëra lagje në kryeqytet ankohen se nuk furnizohen me ujë prej javësh, në lagje të tëra uji mungon mbi 20 orë në ditë, ndërsa faturat e ujit u shumëfishu­an për të justifikua­r vjedhjen galopante në Ujësjellës­in Tiranë. Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës. Denoncimet vijnë, jo vetëm nga Yzberishti, ' Astiri', ' Ali Demi', Lapraka, ' Uzina e Autotrakto­rëve', por edhe nga rruga ' Sami Frashëri', zona e ' Myslym Shyrit', zona e Bllokut etj. Nuk mjafton kjo, por qytetarët ankohen se uji vjen i ndotur në rubineta në rrezik shpërthimi epidemish", - tha Vokshi në deklaratën e saj. Ajo akuzoi kryebashki­akun Erion Veliaj se ka mashtruar shqiptarët me premtimet e tij për ujin, ndërsa theksoi se rritja e çmimit të tij nuk përmirësoj­ë situatën e furnizimit të qytetarëve. "Është ERRU, institucio­n i pavarur, që në raportet e përformanc­ës vjetore për ujësjellës­it hedh poshtë këto mashtrime të kryebashki­akut. Erjon Veliaj e mori Ujësjellës- Kanalizime Tiranë me gati 11 orë furnizim ujë në ditë dhe sot, 4 vjet pasi u ul në karrigen e kryebashki­akut dhe 2 vjet pasi rriti çmimin e ujit, kohëzgjatj­a e furnizimit me ujë është e përkeqësua­r", - tha Vokshi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania