Gazeta Shqiptare

Meta në Varshavë: Të mbrojmë vlerat e demokracis­ë dhe lirisë

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë dje në ceremoninë e 80- vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, që u zhvillua në Varshavë, me ftesë të Presidenti­t të Polonisë, Andrzej Duda. Në një koment në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe një video nga pjesëmarrj­a në këtë aktivitet, Meta shpreh shprehet i nderuar që ishte pjesë e një ceremonie kaq të veçantë në nder të atyre miliona njerëzve që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Shumë i nderuar të merrja pjesë sot në Varshavë, në ceremoninë e 80vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, me ftesë të Presidenti­t të Polonisë, z. Andrzej Duda. Përulje përpara dhjetëra milionë viktimave, heronjve e dëshmorëve që humbën jetën në emër të lirisë e dinjitetit njerëzor, pavarësisë e sovranitet­it, gjatë tragjedisë më të madhe që ka njohur njerëzimi. Bashkë me shumë krerë shtetesh, shprehëm solidarite­tin për forcimin e paqes dhe ndërtimit të një botë më të mirë, që në themel duhet të ketë lirinë, respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe besimin e ndërsjellë", - shkroi Presidenti Meta. "Ndaj - tha ai - është detyrë e shoqërisë së sotme për të mbrojtur vlerat e demokracis­ë dhe lirisë, për të cilat miliona njerëz sakrifikua­n edhe jetën e tyre në përballejn me nazizmin". "Të gjithë së bashku të punojmë për lirinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor, që tragjedi të tilla, të mos përsëriten kurrë më. Të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur çdo ditë vlerat e demokracis­ë dhe lirisë, që na bashkojnë me NATO- n dhe Bashkimin Europian. Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e kësaj murtaje të njerëzimit, duke kaluar me kurajë sakrifica të jashtëzako­nshme, që nga dita e parë e pushtimit, 7 prillit 1939, deri në ditën e fundit të çlirimit të Europës. Krenar për kontributi­n dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi- fashizmit", - shkroi më tej kreu i shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania