Gazeta Shqiptare

Arrestohet ish- drejtori në Gjirokastë­r, u dha energji dy afërmeve

Ish- deputeti Tavo ka akuzuar kryebashki­akun Golemi se ka sajuar historinë "Hakmarrje e kryetarit gaztor të paligjshëm"

-

Policia ka arrestuar dje ish- drejtorin e Agjen cisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social, Armand Mamani, që më parë ka qenë edhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Gjirokastë­r. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar dy të afërmet e tij të vjedhin energjinë për një objekt dykatësh, të cilin e përdornin për aktivitet tregtar. Ndërkohë, bashkë me ish- drejtorin, në pranga ka rënë edhe një shtetase 40vjeçare dhe një tjetër është shpallur në kërkim. "Ndalohet ish- drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social për veprën penale ' Shpërdorim detyre'. Arrestohet në flagrancë një shtetase për veprën penale ' Vjedhje e energjisë elektrike' dhe një shtetase tjetër shpallet në kërkim. Nga specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimin Ekonomik e Financiar në D. V. P. Gjirokastë­r u ndalua shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Gjirokastë­r, për veprën penale ' Shpërdorim detyre', parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal", - thuhet në njoftimin e policisë. Më tej policia bën të ditur se arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A. M. K. S. Gjirokastë­r është konstatuar një kabull elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dykatësh, ambient i përshtatur për aktivitet tregtar, në përdorim nga shtetësia L. B dhe E. Zh., veprim i cili sipas

saj, është kryer me miratimin e ish- drejtorit të A. M. K. S. Gjirokastë­r, A. M., i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme. Ndërkohë që veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r dhe materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastë­r për hetime të mëtejshme. Por kjo ngjarje është bërë shkak për një përplasje të fortë mes LSI- së dhe kreut të ri të Bashkisë së Gjirokastr­ës, Flamur Golemi. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ish- deputeti i LSI- së për Gjirokastr­ën, Vagjel Tavo ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdr­ejtë kryebashki­akun Golemi si nismëtar të kësaj goditjeje me prapavijë politike. Sipas Tavos, ishte pikërisht kryebashki­aku Golemi, ai që ndërmori një audit të befasishëm që në ditën e dytë të punës si kryetar bashkie dhe pasi nuk gjeti asnjë shkelje, sipas tij, ai shpiku çështjen e vjedhjes së energjisë elektrike. "Palo kryetari i ri i Bashkisë Gjirokastë­r, i cili në votimet më moniste të 30 qershorit, ku kandidoi përballë vetes, arriti rekordin për numrin më të vogël të votave nga partia që përfaqëson dhe ata 1500 votues që i detyroi me forcë ia quajtën votën e pavlefshme, pasi nuk mund të bëheshin zare të këtij gaztori. I kompleksua­r me rekordin e votave më të ulëta, ky gaztor nisi shkarkimet politike. Armand Mamani, drejtor i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social u përball ditën e dytë të punës së kryetarit gaztor me një audit të befasishëm kontrolli, i cili nuk gjeti asnjë shkelje. Ndërkohë u sajua një histori e turpshme për lidhje të paligjshme energjie elektrike", - shkroi Tavo. Ndaj, ish- deputeti i LSI- së u ka bërë thirrje institucio­neve të drejtësisë, që kanë tashmë në dorë çështjen, që të mos bëhen vegla politike në duart e kryebashki­akut Golemi. "U bëj apel organeve të drejtësisë të mos përdoren politikish­t dhe të mbrojnë të vërtetën, duke mos u bërë pjesë e arrogancës dhe hakmarrjev­e të kryetarit gaztor të paligjshëm, të dalë nga zgjedhje antikushte­tuese dhe me rekord të paparë dështimi votash", - tha Tavo. Mamani ka qenë drejtor i Agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtj­es në Bashkinë e Gjirokastr­ës, si dhe drejtor i Spitalit Rajonal të Gjirokastr­ës.

 ??  ?? Ish- drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social, Armand Mamani
Ish- drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social, Armand Mamani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania