Gazeta Shqiptare

LSI: Mamani s'është kryetar, tentativë e Rilindjes për të devijuar vëmendjen

-

Ndaj

arrestimit të ish- drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastë­r, Armand Mamani, ka reaguar dje edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ajo ka sqaruar se Mamani nuk është aktualisht kryetar i kësaj force në Gjirokastë­r, ndërsa i ka konsiderua­r shpifje të gjitha lajmet se ai u arrestua në kampin veror të LRI- së në Jalë. "LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk është aktualisht kryetar i LSI në Gjirokastë­r. LSI po ashtu përgënjesh­tron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një ' fake news' bajat dhe i sajuar. Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit, ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, fjalë e cila u pasqyrua dhe ' live' nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09: 00", - bëri të ditur LSI në deklaratën e saj të shpërndarë për mediat. Më tej duke u shprehur e gatshme që të bashkëpuno­jë me mediat për të vënë të dhënë çdo sqarim lidhur me këtë çështje, LSI akuzon qeverinë si përhapëse e lajmeve që kanë për qëllim të dëmtojnë kundërshta­rin politikë. "LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacio­nin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur çdo abuzim dhe shtrembëri­m të qëllimshëm të informacio­nit. Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht një tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëv­e klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantë­ve, të korruptuar­ve dhe të inkriminua­rve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombët­are e gjithë bota mbarë", - mbyll reagimin e saj LSI.

Shoqeria permbarimo­re JUSTITIA:

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania