Gazeta Shqiptare

Denoncimi te Berisha: Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit përgjakën spitalin e Fierit

-

Ngjarja e rëndë e së shtunës në mbrëmje në spitalin e fierit, ku sherri i nisur mes dy familjeve në Levan u përshkallë­zua deri në spital ka marrë formë ndërsa policia jep detaje për të plagosurit dhe autorët. Policia e Fierit ka arrestuar pesë persona, të cilët kanë lidhje me sherrin e mbrëmjes së të shtuar në Levan. Sipas uniformave blu, në pranga kanë rëndë dytë rinjtë D. B., 21 vjeç dhe G. B., 22 vjeç, të dy banues në Levan të Fierit; dy personat e plagosur, babë e bir, Aleksandër e Aldi Zhapaj, si dhe shtetasi E. K., 32 vjeç, nga Vlora. Policia sqaron se 21vjeçari D. B. dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri brenda ambienteve të spitalit të Fierit, teksa i ka marrë armën e shërbimit policit të patrullës. Ndërkohë, gjatë kontrollev­e janë sekuestrua­r një armë gjahu, dy mjete prerës dhe tri automjete. Mësohet se i plagosur në spitalin e Fierit është 33vjeçari Gentian Zhapa, i cili është plagosur me leva në Levan pas një konflikti. Ndërsa, i ati i Gentian Zhapës është qëlluar me armë zjarri në spital. Dy mjekët e spitalit të Fierit, përkatësis­ht nëndrejtor­i Ramadan Çepele dhe mjeku reanimator Kliton Gjerazi kanë dhënë detaje mbi gjendjen shëndetëso­re të pesë personave të plagosur. Dy mjekët kanë deklaruar se të pesë personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë sqaruar se dy prej tyre i janë nënshtruar operacioni­t, pasi kanë pas plagë në trup, ndërsa dy të tjerët vetëm janë mjekuar. "Për të dhënë informacio­n më të detajuar për ngjarjen e mbrëmshme. Në spitalin e Fierit kemi pesë persona, dy janë në reanimacio­n dhe tre të tjerët në pavion, jashtë rrezikut të gjithë", ka deklaruar nëndrejtor­i, Çepele. "Njëri i është nënshtruar bërë operacioni­t, pasi kishte një plagë në bark. Dhe një tjetër kishte po një plagë shpuese, por që nuk ishin prekur organet. Personi i plagosur me armë zjarri kishte dy plagë, në dorë dhe në shpatull, pa qenë plumbi brenda. Dy personat e tjerë të goditur, të rrahur, me trauma sipërfaqës­ore, por nuk rezul

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha shkruan në "Facebook" se djali dhe nipi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi janë autorët e sherrit të përgjakshë­m të mbrëmjes së kaluar në Levan të Fierit, që përfundoi me përdorimin e armëve në Urgjencën e Spitalit, duke lënë të plagosur pesë persona. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se në sherr janë përfshirë djali i Ruçit dhe kushëriri i tij, Qerem Braçja. Sipas qytetarit, është qëlluar me armë edhe në Levan dhe ka qenë pikërisht djali i kreut të Kuvendit, që ka qëlluar, ndërsa në spital ka qëlluar Qerem Braçja, i cili i ka marrë armën një polici.

MESAZHI I PLOTË:

"Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qëllojnë qytetarë dhe përgjakin spitalin e Fierit. Policia po manipulon çdo gjë. Dëshmitë janë flagrante

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirëmbrëma doktor! Në sherrin e ndodhur në Levan janë të përfshirë djali i Gramoz Ruçit dhe Qerem Braçja kushëriri i Gramozit. Në Levan janë qëlluar me pistoleta dhe ka qëlluar djali i Ruçit. Në korridorin e spitalit të Fierit kur shkuan të plagosurit Qerem Braçja ka marrë pistoletën e shërbimit të policit që e ruante dhe ka qëlluar një njërin nga kundërshta­rët e sherrit. Janë të gjitha të filmuara, por këtu ka pllakosur gjithë policia dhe forcat speciale, SHIK- u dhe sapo erdhi edhe zv. ministri i Brendshëm për të manipuluar provat. Policët lanë të zhdukej pistoleta e djalit të Ruçit dhe arrestuan disa nga fajtorët, por që pritet të lëshohen pasi të mbarojnë hetimet.

Njeriu që po lufton me jetën në reaminacio­n s'ka qenë pjesë e sherrit, por po i heqin plumbin që të mos dalë që është qitur nga pistoleta e policit.

Zoti na ruajt doktor, se shteti ka vdekur". Ndërkohë, në një tjetër mesazh të publikuar po në "Facebook", ishkryemin­istri denoncon prishjen e kamerave të Urgjencës, që kanë filmuar djalin e Ruçit. "Narkoshtet­i në shërbim të kriminelëv­e për të mbuluar gjurmët e krimit! Prishet sistemi i kamerave të urgjencës që fillmoi nipin e Ruçit, kriminelin Qerem Braçi, tek i merr revolen policit dhe qëllon mbi qytetarët, plagos rëndë dy prej tyre. Lexoni mesazhin e ardhur mbrëmë vonë të qytetarit dixhital. sb

Doktor, në këto momente në spitalin e Fierit po prishin sistemin e kamerave që të duken sikur kanë kohë që nuk funksionin, vetë Armando Subashi ka çuar njeri të besuar për këtë pune, të lutem anonim jo se kam frikë nga këta komunistë, se pa punë jam, por për njerëzit e familjes!", shkruan Berisha. tojnë me rrezik. Nuk kemi njoftim për persona të tjerë të ardhur në spital nga kjo ngjarje. Mjekët kanë qenë prezentë, katër kirurgë, mjeku i gjakut erdhi nga shtëpia. Nuk ka pasur probleme të rrezikohet jeta e tyre për shkak të mungesës së shërbimit. Sa i përket rendit, ai duhet diskutuar, sepse është e shëmtuar që në spitalet tona ndodhin akoma ngjarje të tilla. Nuk kemi çfarë të themi", është shprehur mjeku Gjerazi.

AKUZAT

Policia e Fierit arrestoi në flagrancë shtetasit: D. B, 21 vjeç; G. B., 22 vjeç, të dy banues në Levan, Fier, për veprat penale "Vrasje me dashje mbetur në tentativë", "Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik". Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D. B., dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu, u bë arrestimi për veprat penale "Vrasje me dashje mbetur në tentativë", "Mbajtje pa leje e armëve të ftoha" i shtetasve A. Zh., 51 vjeç, banues në Ferras; E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier. Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrim­i i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tri automjetev­e. Nën drejtimin e prokuroris­ë vijon puna për dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje".

 ??  ?? Spitali i Fierit ku ndodhi ngjarja
Spitali i Fierit ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania