Gazeta Shqiptare

"Daily Mail": Ekzekutimi mafioz i avokatit shqiptar në Elbasan, mesazhi i autorëve

"Hetimi në dy pista, humbja e ndonjë çështjeje madhore, ose nga kundërshta­rët e grupit të Çapjave"

-

Media prestigjio­ze britanike "Daily Mail" ka rikthyer në vëmendje ekzekutimi­n mafioz të ish- avokatit shqiptar, Ravik Gurra, në Elbasan. "Gurra u ekzekutua me tri plumba në kokë, pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë", shkruan "Daily Mail". Sipas kësaj medieje, policia po heton në dy pista vrasjen mafioze të avokatit Gurra, atë të humbjes së ndonjë çështjeje madhore, si dhe nga kundërshta­rët e grupit të Çapjave, që është një grup i njohur në Elbasan. "Kjo është një pistë që e lidh vrasjen e avokatit për shkak se fisi Çapja ka humbur disa gjyqe. Një tjetër pistë është se Ravik Gurra ka qenë afër këtij fisi dhe kishte lidhje me anëtarët e bandës së Çapajve në Britani dhe bënte lidhjet e tyre në Shqipëri. Çapajt janë shumë të vështirë për t'u arritur, kështu që klani rival mund të këtë ekzekutuar Gurrën për t'iu dërguar një mesazh. Avokati ka qenë një objekti më i lehtë për palën kundërshta­re të Çapajve", thuhet më tej në artikull.

SHKRIMI I "DAILY MAIL"

Një avokat britanik që përfaqëson­te gangsterët shqiptarë është qëlluar për vdekje, duke provokuar frikë. Ai u ekzekutua pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë. Ravik Gurra, 50 vjeç, u qëllua me tri plumba në kokë nga një person i armatosur me pistoletë silenciato­r, teksa ishte ulur në një kafene me miqtë në qytetin e Elbasanit. Vrasja shkaktoi panik edhe në qytetin britanik Hertfordsh­ire, ku Gurra jetonte me gruan e tij, Nina, dhe dy vajzat adoleshent­e. Gurra, i cili ka punuar më parë si përkthyes i ' Office Home', kishte përfaqësua­r disa gangsterë shqiptarë, përfshirë anëtarët e familjes Çapja, por kishte humbur një numër çështjesh. Në nëntor ai përfaqësoi Emiljano Shullazin, i cili u shpall fajtor për zhvatje dhe drejtimin e një organizate kriminale dhe u dënua me 14 vjet burg. Nuk ka asnjë provë që ta përfshijë Shullazin në ekzekutimi­n e avokatit të tij, Ravik Gurra. Një avokat shqiptar, i cili kërkoi të mos identifiko­hej tha: "Vrasja e Ravik Gurrës ka bërë që të gjithë avokatët që mbrojnë kriminelët të kenë kujdes. Ne nuk jemi të sigurt për t'i përfaqësua­r mafiozët. Bandat kriminale veprojnë duke kaluar kufijtë. Nëse ata vrasin avokatë në Shqipëri, sepse humbasin një çështje, ata mund t'i vrasin avokatët edhe në vende si Gjermania dhe Anglia". Vrasja ndodhi në mars të këtij viti dhe një automjet i vjedhur u gjet më vonë i djegur, por që prej asaj kohe askush nuk është arres

tuar. Një burim tha se policia shqiptare ka dy pista në lidhje me vrasjen. "Avokati mund të jetë vrarë ngaqë humbi çështjet ose ai u ekzekutua nga banda rivale e fisit Çapja". Kjo është një pistë, që e lidh vrasjen e avokatit për shkak se fisi Çapja ka humbur disa gjyqe. Një tjetër pistë është se Ravik

Gurra ka qenë afër këtij fisi dhe kishte lidhje me anëtarët e bandës së Çapajve në Britani dhe bënte lidhjet e tyre në Shqipëri. Çapajt janë shumë të vështirë për t'u arritur, kështu që klani rival mund të këtë ekzekutuar Gurrën për t'iu dërguar një mesazh. Avokati ka qenë një objekti më i lehtë për palën kundër

shtare të Çapajve. Gurra me origjinë shqiptare u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1990, ku u vendos me gruan e tij dhe fitoi shtetësinë britanike. Fqinjët e tij e përshkruan­in atë si një njeri miqësor dhe familjar. Njëri prej tyre u preh: "Ai gjithmonë vinte tek ne për biseda dhe fliste për futbollin".

“DAILY MAIL”

Një avokat britanik që përfaqëson­te gangsterët shqiptarë është qëlluar për vdekje, duke provokuar frikë. Ai u ekzekutua pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë. Ravik Gurra, 50 vjeç, u qëllua me tri plumba në kokë nga një person i armatosur me pistoletë silenciato­r, teksa ishte ulur në një kafene me miqtë në qytetin e Elbasanit.

KOMENTI

“Vrasja e Ravik Gurrës ka bërë që të gjithë avokatët që mbrojnë kriminelët të kenë kujdes. Ne nuk jemi të sigurt për t'i përfaqësua­r mafiozët. Bandat kriminale veprojnë duke kaluar kufijtë. Nëse ata vrasin avokatë në

Shqipëri, sepse humbasin një çështje, ata mund t'i vrasin avokatët edhe në vende si Gjermania dhe Anglia".

 ??  ?? Ish- avokati shqiptar, Ravik Gurra
Ish- avokati shqiptar, Ravik Gurra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania